FUSHË-KRUJË- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokurori Florian Bonjaku. Por si funksiononte skema? Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama. Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin.
Një tjetër armë e fortë në dorën e hetuesve janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij Shkëndijes ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit. Në dokumentin që Shqiptarja.com zbardhet biseda mes Shkëndijes dhe bashkëshortit të saj në burg, Isufit, ku ky i fundit i ankohet se i ka sjellë shumë pak, por edhe kur flasim me kode dhe i thotë që drogën duhet ta fshehë mirë.
"Përsë i more 6-ta ka pasur mbeturina, unë të thashë merr 1,2,3, me ato bëjshim noj punë, me këto që më solle me zor kam bërë 3 ose 4 copë", i thotë Isufi në telefontën që mban datën 3 qershor 2019. Në një prej telefonatave, Isufi i ankohet për "mallin e keq", e ndërsa në telefonatën e bërë nga kabina e burgut i thotë Shkëndijes që të bëjë kujdes.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Isufi: Ke për të ardh as e fortë, fute në fuqi, mbylle fuqinë e Ufos mirë, ec serbi, merr një ose dy dhe mos të kthehesh mbrapa. Ta mbyllësh fuqinë mirë.
Shkëndija: Për pak sa nuk rash viktimë sot, më hocën dhe të brendshmet, herët tjetër do vij pak më ashtu
Isufi: Herës tjetër do vish si sot.
Këtë sasi narkotike, Isuf Rama më pas e shiste tek të dënuarit e tjerë dhe në këmbim merrte karta telefonike, që kanë vlerën e 1000 lekëve. Që do të thotë një kartë telefonike ishte e barabartë me një gram kanabis. Nga hetimet e prokurorisë janë dokumentuar disa raste kur Isuf Rama i shiste sasinë e kanabisit të dënuarit me inicialet F.N, veprime këto që kryheshin kryesisht në dhomat përkatëse të të dënuarve që ishin në kate të ndryshme dhe në asnjë moment policët e burgut nuk kanë kryer kontrollin. Ato e kanë për detyrë kontrollin e të dënuarve kur hynë dhe dalin nga sektori për mos depërtimin e sendeve të ndaluara, detyrë të cilët këta 8 policë burgjesh nuk e kanë kryer duke lejuar qarkullimin e lëndës narkotike.
Për pasojë, në përfundim të hetimeve, masa e parë e marrë nga Burgjet pas zbulimit të rastit ka qenë pezullimi i dy punonjësve që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme, ndërsa më pas të njëjtin fat kishin edhe gjashtë efektivë në regjimin e brendshëm. Isuf Rama tani duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë dhe proces, ndërsa bashkëshorten e tij ndodhet në “arrest në shtëpie”.
Ndërkohë që sot janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë 13 drejtorë të policisë në sistemin e burgjeve në vend (lexo këtu).
Shqiptarja.com zbardh emrat e të 8 punonjësve të policisë të pezulluar
1-Besim Alcani, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;
2-Sehate Xhelili, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;
3-Lumturie Çela, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.
4-Lutfi Stafuka, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
5-Admir Dragusha, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
6-Orgest Kallaku, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
7-Dede Planasi, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
8-Lirim Celami, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Nese nuk esh kapur kanabisi pergjimet jan vetem vjal ne leter higjenike asgje me shum historo koto me duket
PërgjigjuGabim shumë kanë bërë, duhet ti ulnin brekët e ti fusnin gishtin...
Përgjigju