'Fute në fuçi dhe mbylle mirë'/ Si gruaja fshihte kanabisin në vendin intim dhe ia çonte burrit në burgun e Fushë-Krujës! PËRGJIMET

FUSHË-KRUJË- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokurori Florian Bonjaku. Por si funksiononte skema? Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama. Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin.

Një tjetër armë e fortë në dorën e hetuesve janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij Shkëndijes ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit.  Në dokumentin që Shqiptarja.com zbardhet biseda mes Shkëndijes dhe bashkëshortit të saj në burg, Isufit, ku ky i fundit i ankohet se i ka sjellë shumë pak,  por edhe kur flasim me kode dhe i thotë që drogën duhet ta fshehë mirë.

"Përsë i more 6-ta ka pasur mbeturina, unë të thashë merr 1,2,3, me ato bëjshim noj punë, me këto që më solle me zor kam bërë 3 ose 4 copë", i thotë Isufi në telefontën që mban datën 3 qershor 2019. Në një prej telefonatave, Isufi i ankohet për "mallin e keq", e ndërsa në telefonatën e bërë nga kabina e burgut i thotë Shkëndijes që të bëjë kujdes.

Isufi: Ke për të ardh as e fortë, fute në fuqi, mbylle fuqinë e Ufos mirë, ec serbi, merr një ose dy dhe mos të kthehesh mbrapa. Ta mbyllësh fuqinë mirë.

Shkëndija: Për pak sa nuk rash viktimë sot, më hocën dhe të brendshmet, herët tjetër do vij pak më ashtu

Isufi: Herës tjetër do vish si sot.

Këtë sasi narkotike, Isuf Rama më pas e shiste tek të dënuarit e tjerë dhe në këmbim merrte karta telefonike, që kanë vlerën e 1000 lekëve. Që do të thotë një kartë telefonike ishte e barabartë me një gram kanabis. Nga hetimet e prokurorisë janë dokumentuar disa raste kur Isuf Rama i shiste sasinë e kanabisit të dënuarit me inicialet F.N, veprime këto që kryheshin kryesisht në dhomat përkatëse të të dënuarve që ishin në kate të ndryshme dhe në asnjë moment policët e burgut nuk kanë kryer kontrollin. Ato e kanë për detyrë kontrollin e të dënuarve kur hynë dhe dalin nga sektori për mos depërtimin e sendeve të ndaluara, detyrë të cilët këta 8 policë burgjesh nuk e kanë kryer duke lejuar qarkullimin e lëndës narkotike.

Për pasojë, në përfundim të hetimeve, masa e parë e marrë nga Burgjet pas zbulimit të rastit ka qenë pezullimi i dy punonjësve që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme, ndërsa më pas të njëjtin fat kishin edhe gjashtë efektivë në regjimin e brendshëm. Isuf Rama tani duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë dhe proces, ndërsa bashkëshorten e tij ndodhet në “arrest në shtëpie”.

Ndërkohë që sot janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë 13 drejtorë të policisë në sistemin e burgjeve në vend (lexo këtu).

Shqiptarja.com zbardh emrat e të 8 punonjësve të policisë të pezulluar

1-Besim Alcani, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;

2-Sehate Xhelili, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

3-Lumturie Çela, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

4-Lutfi Stafuka, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

5-Admir Dragusha, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

6-Orgest Kallaku, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

7-Dede Planasi, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

8-Lirim Celami, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 04/11/2019 10:47

    Nese nuk esh kapur kanabisi pergjimet jan vetem vjal ne leter higjenike asgje me shum historo koto me duket

    Përgjigju
  • Kurvjari: 03/11/2019 19:31

    Gabim shumë kanë bërë, duhet ti ulnin brekët e ti fusnin gishtin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana