Pas Londrës, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Belgjikë ku shenjestër kanë qënë kalimtarët.
Një grua ka qëlluar dhunshëm me thike dy persona në lokalitetin Gent ne veri të vendit.
Autorja është qëlluar me armë nga policia si mënyra e vetme për ta ndaluar dhe ka mbetur e plagosur.
Ndërkohë dy viktimat e sulmit u dërguan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën,.
Nuk ka të dhëna në lidhje me shkaqet e mundshme që cuan këtë grua për të kryer këtë akt brutal.
Dje një sulm terrorist ka ndodhur në Londër, ku një person i armatosur me një thikë ka qëlluar dy kalimtarë, duke i lënë të plagosur.
Policia ka bërë të mundur ekzekutimin e agresorit, e ndërsa gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.