Ndërsa kryeministri Rama po shihte nga afër disa prej investimeve në Spitalin e Shkodrës një paciente e cila vuan nga kanceri i gjirit i kujtoi kryeministrit se se plot 300 euro i kushton medikamenti që i duhet të marrë për të luftuar këtë semundje të rëndë ndërsa shendetsia falas është thjesht një premtim i cili nuk po gjen zbatim. Pacientja mjaft e indinjuar ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sëmundjen por i ka bërë thirrje përmes mediave kryeministrit që të bëjë dicka ose të mos jetë pjesë e të tilla vizitave.
"Z.Kryeministër të bëjmë thirrje mos thuaj shëndetësia falas. Këtu në Shkodër të gjitha ilaçet jemi duke i blerë me lekë Z. Kryeministër. Të bëjmë thirrje ose na jep dorën ne ose na mbyt më mirë.300 euro një hap jam duke e blerë për sëmundjen e gjirit. Çfarë është kjo? Ti thua që janë ilaçet falas. Cilat ilaçe janë falas Z.kryeministër? Një gjilpërë jam duke e marrë 300 euro. Verë dorën në zemër Z.Kryeministër për popullin shqiptar ose mos hajde hiç për të na parë. Hiç mos hajde.”-tha Gruaja.
Pacientja nuk ka dashur të prononcohet më tej për mediat as për identitetin dhe as historinë e saj por burime për Shqiptarja.com mësojnë se ajo vuante prej disa kohësh nga kanceri i gjirit të cilin nuk kishte mundësi ta kuronte për shkak të varfërisë dhe çmimit të lartë të medikamentit siç ajo pranon përpara kamerave
Ndërsa Rama njihej me këto investime, në mjediset e jashtme të spitalit pacientet dhe të afërmit e tyre të cilët nuk u lejuan ti afroheshin madje mund të themi se vizita e kryeministrit në qytetin e Shkodrës është shoqëruar me masa të rrepta sigurie si asnjëherë tjetër.
Fillimsht shefi i qeverise ka vizituar spitalin rajonal të Shkodrës i cili ishte rrethuar me forca të shumta policie dhe gardistë, madje edhe duke ruajtur lartësitë e tij. Shkak i këtyre masave ishin informacionet e policisë së Shkodres se kryeministri Rama mund të qëllohej me vezë, dhe për të parandaluar cdo lloj skenari garda ishte e pajisur edhe me çadra në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58.1%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.2%
Vota total: 2425
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31