TIRANË - Tragjedia në familjen Josifi në Kombinat ka sjellë menjëherë ndërgjegjësimin qytetar për të mos heshtur më. Një telefonatë në polici zbuloi një grua 51-vjeçare që prej 6 muajsh nuk ushqehej dhe nuk dilte nga banesa. Frika e nxitjes nga sekte fetare angazhoi menjëherë policinë, ku pamjet e ndërhyrjes dhe se çfarë thotë vetë zonja, Report TV i sjell ekskluzivisht përmes emisionit “112” të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri.
Telefonata në Sallën Operative erdhi pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bijë ndërruan jetë për shkak të mosushqyerjes. Rasti që sjellim në vëmendje tani, ka ndodhur në një apartament pranë rrugës së Elbasanit ku zonja 51-vjeçe jeton me nënën dhe kunatën e saj.
Ajo ka rreth 6 muaj që refuzon të ushqehet dhe konsumon vetëm pije, sipas saj për shkak të problemeve shëndetësore. Nga efektivët pyetet nëse bën pjesë në ndonjë sekt fetar por nuk jep një përgjigje të qartë.
Gjatë kontrollit nga doktori në banesë gruaja flet për ringjalljen, një fjali mes fjalëve të lidhura pa kuptim: "Ringjallem, ngjallem, të na marrëshin të keqen se ringjallem, nuk vdes njeri nga ringjallja".
Burime nga policia bëjnë me dije se libra fetarë janë gjetur në banesën e saj. Hetimet për këtë rast po vijojnë.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit
27 Janar, 13:37
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
Do ishte mire qe te behen publike emrat dhe pamjet e ketyre librave,sepse kleriket po akuzojne njeri-tjetrin dhe asnje s'po merr persiper fajin ,te pakten kjo do vinte gishtin mbi fajtoret e vertete.
PërgjigjuAsnje klerike nuk po akuzon njeri-tjetrin. Ata qe perfaqesojne religjonet zyrtare kane deklaruar te verteten mbi besimin dhe veprat e ketyre njerezve jane totalisht kunder besimit ne Zot. Varet kush grupim o individ ja ka shpelare mendjen. Asgje nuk mund te fshihet gjate ne kete bote, e verteta do dali nje dite.
Ska me tani! Edhe po te doni ste le policis te vdesesh! Se i prishet makiazhi neper bote...
PërgjigjuSa do ket si puna e saj
PërgjigjuMbyllini keto sekte fetare se po i bejne lavazh truri miletit. Keto sekte jane grupe terroriste
PërgjigjuKe te drejte o Papagall
Aq sa politika o Tope apo me pak?
Ore policia lejeni tjetren te vdesi ashtu don ajo ashtu te bohet NJI BUDALL MO PAK EDHE SE BOHEN SHUM, SHUM BUDALLEJ ME PAK CI DUM,SHIFNI DHE RUNI TE MENCMIT SE KANE NGEL AKOMA........
Përgjigju