Gruaja refuzon të dalë në një takim
të dytë, burri kërkon mbrapsht lekët e kafesë

Gruaja refuzon të dalë në një takim<br />të dytë, burri kërkon mbrapsht lekët e kafesë
Një grua kuptoi se romanca ka vdekur vërtet, kur një burrë me të cilin kishte dalë njëherë, i kërkoi t’i rimbursonte lekët e kafes, pasi ajo refuzoi të dilte për herë të dytë. Lauren Crouch, blogere nga Londra, publikoi bashkëbisedimin interesant me mesazhe në website-in e saj “Nuk ka takime të këqija, vetëm histori të bukura”.

28-vjeçarja që e përshkruan veten si romantike, doli për kafe me personin në fjalë. 20 minuta më pas, ai e ftoi të shkonin në shtëpinë e tij, ofertë që Crouch e refuzoi. Pasi u ndanë bashkë, ai i dërgoi mesazh dhe e pyeti nëse mund të takohen përsëri. Por kur Lauren me shumë mirësjellje i tha jo për të dytën herë, ai kërkoi t’i kthente paratë e kafes.

“Shumë e drejtë. Mund të më kthesh paratë e kafes tënde? Nuk më pëlqen të shpërdoroj para. Preferoj t’i përdor në një takim me dikë tjetër."

Znj. Crouch i ktheu përgjigje: “Është e turpshme që t’i e konsideron si të shkuar dëm një takim, sepse nuk përfundon sipas kushteve të tua. Po sikur t’i dhuroj 3,50 paund në një çështje bamirësie që do ta zgjedhësh ti, kështu edhe t’i mund të fitosh pikët e humbura me këtë sjellje. Mund edhe të shpenzoj 5 paund, që të mbuloj edhe rrugën me autobus nëse do?”

Menjëherë më pas burri i dërgoi një mesazh me të dhënat e llogarisë së tij bankare.

“Unë nuk garantoj kthimin mbrapsht të parave,- shkroi Lauren në blogun e saj,- takimet nuk janë mall konsumi. “U ndjeva e acaruar...Përgjigja e tij ishte e pabesueshme!”
lauren crouch
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin