TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në një vizitë zyrtare homologun e tij maqedonas Gruevski, i cili nga Tirana pranoi se plagët e luftës së vitit 2001 janë ende të freskëta dhe kërkohet më shumë kujdes mes palëve. Për këtë, ai theksoi një konference për shtyp me homologun Berisha, se dy etnitë shqiptare e maqedonase duhet të jenë të kujdesshme që të mos lëndojnë njëra-tjetrën.
"Në vitin 2001 u ballafaquam me një konflikt që u kurorëzua me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit. Kaluam një kohë të gjatë nga ky konflikt, por plagët e konfliktit janë të freskëta dhe të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm të mos lëndojnë ndjenjat e palës tjetër. Me partnerit tonë të koalicionit BDI bëjmë përpjekje për të mbajtur komunikimin e mirë mes dy komuniteteve dhe në pjesën më të madhe e bëjmë në mënyrë të sukseshme. Por, edhe ne si të gjithë në Botë kemi mosmarrëveshje, por kemi marrëveshje që të gjithë problemet të zgjidhen me dialog"- tha Gruevski në konferencë i pyetur nga gazetarët nëse është zbatuar Marrëveshja e Ohrit dhe se a mendonte se luftëtarët shqiptarë të UCK-së meritojnë më tepër respekt nga vet maqedonasit.
Gruevski pohoi se shqiptarët në Maqedoni janë të përfaqësuar në nivel qeveritar, ndaj kërkoi avancimin e minoritetit maqedonas në Shqipëri, që sipas tij jeton në Korcë, Bilisht, Pogradec, Gollobordë, Berat, Kukës. Berisha u përgjigj se Shqipëria ofron standarte maksimale për minoritetet.
“Ne vlerësojmë shumë rolin e shqiptarëve, në paqen stabilitetin dhe zhvillimin e maqedonisë. E garantova kryeministrin se në Shqipëri qytetarët kanë të drejtë të deklarojnë pa asnjë intimidim etnitetin që dëshirojnë, dhe të respektohen plotësisht për origjinën e tyre etnike. Shqipëria po bën çdo gjë për të vendosur standardet më të mira të Kopenhagenit për të drejtat dhe liritë e minoriteteve..
Kryeministri Gruevski uroi homologun Berisha për marrjen e asaj që ai e quajti "statusi i kufizuar për në BE", ndërsa shprehu shpresën se Shqipëria do të marrë shembull nga Maqedonia përsa i përket nisjes së reformave që kërkohen nga Europa.
GRUEVSKI NE TIRANE ME FTESE TE BERISHES
Kryeministri maqedonas vizitoi Tiranën me ftesë të kryeministrit Berisha me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Vizita e kryeministrit maqedonas nisi sot paradite në orën 09:30 në godinën e Kryeministrisë, ku u zhvillua dhe ceremonia e pritjes zyrtare. Më pas dy homologët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe në përfundim të bisedimeve u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase: Marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp Berisha vlerësoi "si të rëndësishme" nënshkrimin e dy marrëveshjeve që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes së qytetarëve.
Më tej Kryeministri tregoj se në takim “diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë në projektet për integrimin europian. Shqipëria do të japë kontributin e saj modest për futjen e Maqedonisë “de juro” në NATO, pasi e meriton plotësisht hapjen e negociatave dhe vlerësimin e progresit të merituar. Diskutuam për bashkëpunimin në të gjitha fushat, çështja e shqyrtimit të të drejtave me origjinë shqiptaro-maqedonase në dy vendet tona. Vlerësojmë shumë rolin e shqiptarëve në paqen dhe zhvillimin e normalitetit dhe harmonisë në Maqedoni”, u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij Gruevski u shpreh se “në takim u theksua përkushtimi reciprok për thellimin në vazhdim të marrëdhënieve tona, sidomos në planin infrastrukturor midis dy vendeve, duke përmendur lidhjen hekurudhore kufitare. Si pjesë e korridorit nr. 8 theksuam ndërtimin e autostradës Tiranë-Shkup-Tiranë. Gjithashtu në takim u bisedua për ndërtimin e unazës në Ohër, ndërlidhjen energjetike midis dy vendeve, ne vetëm e kemi hapur dhe jemi në fazën e parë. Ky është një projekt që bashkë me Bullgarinë dhe Shqipërinë do të kërkojmë fonde për realizmin e plotë”.
Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-Maqedoni. Forumi do të përshëndet nga të dy kryeministrat, Berisha dhe Gruevski. Axhenda zyrtare e Kryeministrit Gruevski përfshin edhe takime me Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Parlamentit.
Kryeministri maqedonas Gruevski vjen në Tiranë pas më shumë se katër viteve, pas një vizite të tij në shkurt të vitit 2008. Një tjetër vizitë e fundit e tij ka qenë vitin e kaluar, ku Gruevski vizitoi vetëm fshatin Gollobordë, një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone në territorin shqiptar.
(sg/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com