Ish-kryeministri I Maqedonisë ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me pasaportë false natën dhe ilegalisht hyri në Tiranë, ku u pranua në ambasadën e Hungarisë në Tiranë, shkruan gazeta ‘Politika” e Beogradit. Të nesërmen në mëngjes, përmes kompanisë hungareze të fluturimeve "Malev" ai arriti nga Tirana në Budapest. Personeli i avionit nuk e kisht idenë se kush ishte pasagjeri me kapele dhe syze dielli.

“Shqiptarja.com” kontaktoi me zyrtarë të ambasadës së Hungarisë në Tiranë të cilët thanë se nuk kishin dijeni për këtë rast. Burime nga ambasada deklaruan se nuk donin të komentonin për këtë rast.

Shkrimi i gazetës “Politika”
Ish-kryeministri maqedonas ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku e pranuan në ambasadën e Hungarisë. Të nesërmen  në mëngjes ai fluturoi me kompaninë "Malev" nga Tirana në Budapest, ku  kërkoi azil politik nga autoritetet hungareze. Ekuipazhi i fluturimit nuk kishte asnjë ide se kush ishte pasagjeri me kapele dhe syze dielli. Në momentin kur urdhër i drejtësisë maqedonase hyri në fuqi, rreth 10:00, Nikolla Gruevski ishte tashmë në Budapest. Më parë në Shkup iu shmang dënimit për të vuajtur 2 vjet burg, për skandalin "Mercedes", një automjeti të blerë me vlerë 600 mijë euro”-shkruan Gazeta ‘Politika” e Beogradit.

Faksimile e artikullit te gazetes 'Politika'