TIRANE- Shërbimi stomatologjik në vendin tonë ndodhet në kaos dhe thuajse 50% e produkteve futen kontrabandë. Madje ka raste kur dentistët përdorin grafi që në vendet evropiane janë të destinuara për sektorin veterinar. Deklaratat janë bërë nga përfaqësuesit e Shoqatës së Importuesve të Aparaturave Stomatoligjike, sipas të cilëve më shumë se gjysma e materialeve mjekësore që përdorin denstistët futen kontrabandë dhe nuk dihet vendi i origjinës.

...
Në vendin tonë kanë hyrë grafi dentare nga Kina, që në Europë përdoren për veterinari. Stomatologët në vendin tonë përdorin pajisje mjekësore, por edhe materiale që janë të destinuar për tregun veterinar, ndërsa në Shqipëri futen kontrabandë. Deklarata e forta janë bërë në Komisionin e Shëndetësisë, nga shoqata e distributorëve të pajisjeve mjekësore, sipas të cilëve ky treg u fut në kaos pas liberalizimit të tij më 2008 dhe TVSH që është 20%. Një fakt i tillë është padyshim shqetësues për një vend që aspiron të bëhet anëtar me të drejta të plota në BE.

Rreth 70 % e pajisjeve mjekësore në vendin tonë futen kontrabandë nga Kosova. Ndërsa shqetësues mbetet fakti që rreth gjysma e materialeve dentare mbeten të padeklaruara, për shkak të TVSH-së së lartë, prej 20%.
 
“Tregu stomatologjik është prishur, futen materiale të pakontrolluara dhe të pacertifikuara. Mund të kenë ndikim negativ drejtpërdrejt në shëndet, mund të shfaqet një tumor pas dy vitesh dhe të mos e gjesh dot se kush ia shkaktoi”, tha deputetja Klodiana Spahiu.

Në Komisionin e Shëndetësisë, përfaqësuesit e distributorëve të pajisjeve mjekësore kanë kërkuar që drafti ri i përgatitur nga ministria e Shëndetësisë të marrë në konsideratë propozimet e tyre. 

Po ashtu më herët në Komsionin e Shëndetësisë është miratuar edhe kredia prej 14 milione euro që do të marrë shteti shqiptar për krijimin, për herë të parë të regjistrin elektronik të sëmundshmërisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)