Grupet kriminale 'nën vëzhgim' policinë e Shkodrës, eksperti i kriminalistikës, Rexhepi: Duhet parë ligji i kamerave! ‘Blutë’ s’kanë vënë kontroll të plotë

Për ekspertin e kriminalistikës, Artan Rexhepi policia e Shkodrës nuk ka vënë kontroll territorial të plotë në zonë. Sipas tij, këtë e dëshmoi qartësisht kontrolli nga grupet kriminale nga kamerat e sigurisë të cilët nuk dihet se prej sa kohësh mbanin nën vëzhgim policinë e Shkodrës.

I ftuar në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, Artan Rexhepi është shprehur se duhet parë ligji kamerave, pasi ashtu siç është e dobishme, ka edhe një rrezik shumë të lartë.

Eksperti i kriminalistikës përmendi edhe shpërthimin me tritol ndaj shefit të krimeve në Policinë e Shkodrës, Pllumb Shpatit, në banesën e tij, ku tha se nuk duhet që bandat të kenë kaq të thjeshtë të vënë terror ndaj efektivëve.

“Përpara se t’i hiqnin do ishte mirë t’i hakeronin ato kamera. Tani problemet që dalin janë sesa kohë kanë që janë të instaluara. Në gjykimin tim, s’çuditem fare. Para shumë viteve, një bandë e njohur ka arritur të mbajë në kontroll personalitete të shërbimit kombëtar, jo nëpërmjet kamerave, mbikëqyrje fizike. Krimi lëviz. Në gjykimin tim, në ato pika është vërtet problem, i bie që kontrolli në territorin e Shkodrës është problem. Policia s’ka vënë kontroll të plotë territorial. Duhet parë ligji i kamerave.

Ne na kanë ndihmuar shumë kamerat, po ja si vjen historia se ka dhe risk.

P.sh., shefit të krimeve i sulmohet banesa. S’duhet ta ketë askush kaq kollaj të vendosë krim terrori në polici, gjithnjë nëse policia është e njëanshme.

Duhet një organizim, duhen qendra të caktuara për këto, jo individuale. Nuk mund të lihen kështu, “o burra” kush do mund të vendosë kamera.”- tha eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi.

Kujtojmë se dje janë çmontuar nga uniformat blur 21 kamera sigurie që përdoreshin nga kontigjentë kriminalë për lëvizjet e policisë së Shkodrës. Lagjet Dobraç dhe Kiras kanë qënë dy zonat e nxehte në të cilat policia e Shkodrës ka ndërhyrë në aksionin për pastrimin e zonës nga kamerat e sigurisë. Ky aksion erdhi  pas informacioneve nga intiligjenca informative, se ishin vendosur disa kamera në shtyllat elektrike në dy segmented rrugorë nga “5 Heronjt” deri në bypasin e Shkodrës dhe nga “5 Heronjt” deri tek rrethrrotullimi i Dobraçit. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjermani: 15/01/2023 14:05

    Blute nuk shikojne larte neper shtylla por vetem poshte per ndonje makine per te nxjere ndonje lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja