VIDEO/ Grupi i Berishës bllokon komisionin për Çështjet Europiane! Përplasje mes deputetëve demokratë, Sula-Çollakut: Ta pres fytin, ik o legen!

Deputetët e grupit të Sali Berishës kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, praktikë që po e ndjekin prej më shumë se një jave. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët e Rithemelimit, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.Për pasojë Etilda Gjonaj si nënkryetare, e kaloi mbledhjen e komisionit online.

Por pas mbylljes së mbledhjes, janë shënuar edhe përplasje fizike dhe fyerje të ashpra mes deputetëve demokratë Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula. Ky i fundit gjatë përplasjes verbale me Çollakun e ka goditur me dosje duke e kërcënuar me fjalët 'ta pres fytin'. 

Nga ana tjetër Çollaku e ka paralajmëruar se do ta depozitojë kallëzim penal ndaj tij. Është dashur ndërhyrja e garditësve për të shuar përplasjen fizike mes deputetëve. 

Nënkryetari i Partisë Demokratike doli në një deklaratë për mediat pas ngjarjes, duke e shprehur si diçka të cilën nuk e imagjinonte kurrë dhe se sulmi i Dashnor Sulës i dukej i pakutimtë. 

"Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti. Unë e kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën"- u shpreh Çollaku. 

Ndërsa në një reagim të bërë me shkrim në rrjetin e tij social, Dashnor Sula e quajti këtë deklaratë një 'viktimizim' nga ana e Çollakut duke shtuar se ky i fundit me praninë e tij në komision, po i shërbente përpjekjeve të qeverisë për të normalizuar situatën në Kuvend. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
Përplasja e ashpër me Sulën, Çollaku: Sulm i pakuptueshëm, as në '97-ën nuk do e kisha imagjinuar një situatë të tillë

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka raguar pas përplasjes fizike që pati me deputetin demokrat Dashnor Sula në ambientet e Kuvendit. Ai e cilësoi përplasjen si një incident të turpshëm duke deklaruar se ngjarja e sotme turpëron çdo deputet të parlamentit.

As në ’97-ën e tmerrshme kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit. Shkova të marr pjesë në mbledhje, u gjenda në sallë me një situatë surprizë. U ballafaqova me një ngjarje e cila më turpëron si qytetar i këtij vendi, si anëtar i PD, si deputet. Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti. Unë e kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën, ka një aleancë për të heshtur siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës. Shqetësimi im është sesi mund të degradojë deri në këtë nivel jeta parlamentare. Kushdo duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë pasojë e së cilës rashë viktimë unë”- u shpreh mes të tjerash Çollaku.

Ora 10:42
Sherri mes Çollakut dhe Sulës, reagon Braçe: Revolucioni nuk e paska pushim sot! Dhunë ndaj çdo deputeti, përfshirë të partisë së tyre

1698337713_Brace1068x6211.png

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për përplasjen fizike mes deputetëve të opozitës Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Braçe shkruan se nga si pasojë e ‘revolucionit’ të paralajmëruar nga Rithemelimi, po ushtrohet dhunë edhe ndaj deputetëve të partisë Demokratike.

Reagimi i Braçes në Facebook:

REVOLUCIONI NUK E PASKA PUSHIM SOT;

PO C’INTEGRON KOMISIONIN E INTEGRIMIT!

DHUNE TERESIHT FIZIKE, NJE PER NJE, MBI CDO DEPUTET, PERFSHI DHE DEPUTETET E PARTISE SE TYRE!

Shiheni MILICINE FASHISTE NE AKSION!

 

Ora 09:55
‘Ta pres fytin po ik o legen’, përplasje e ashpër mes deputetëve të opozitës! Çollaku-Sulës: Do bëj kallëzim penal

Pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje tëashpër me fyerje mes deputetëve dempokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre në momentin kur Sula goditi Çollakun me dosje dhe u desh ndërhyrja e gardistëve dhe deputetëve të pranishëm për të ndalur përplasjen. 

Deputeti Kreshnik Çollaku paralajmëroi Sulën se do të bënte kallëzim penal ndaj tij.

Debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Dssh Sula: O udhëheqës i madh

Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je

Sula e godet me dosje: Ta pres fytin unë

Çollaku: Do bëj kallëzim penal, Servil, legen

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tëndë

Çollaku: Je servil, bën si opozitar, e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jim: 10/11/2023 14:16

    Bravo Dash su** ne studio te ndryshme thua jam paqesor Nuk e kam pet Betishen Ju te pd nje surat kini te gjithe ! Bravo keshtu vazhdoni!

    Përgjigju
  • Linda: 10/11/2023 14:03

    Eshte trim Sula qe ngjan si rrezik vdekje te kercenon ai te pret dhe fytin!Ta kishin marre Sulen prej zheles e ta conin direkt ne Peqin andej nga ka ardhur legenin.Jane organizuar te gjithe me Berishen gjithe funderrinat per te shkaterruar cdo gje dhe per te provokuar ke gjejn perpara!

    Përgjigju
  • e drejta: 10/11/2023 11:55

    RRUGACET SHPELLARE TE RITHEMELIMIT..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja