Pretenca u lexua këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, për dënimet e kërkuara ndaj 4 të pandehurve u aplikua ulja me 1/3.
Dënimet e kërkuara janë: Taulant Haxhiraj 6 vite, Shkëlqim Kociaj 5.4 vite, Marjus Bajrami 5.4 vite, Xhovalin Baco 2.8 vite.
Sëbashku me këtë grup kriminal u kap dhe ish polici Renato Avdyli, por gjykimi ndaj tij u pushua te Krimet e Rënda për tu transferuar në Vlorë.
Nga hetimet e prokurorisë ky grup kriminal bashkëpunonte me Moisi Habilajn duke trafikuar kanabis për llogari të tij, në drejtim të Italisë.
Ku grup u prangos në korrik të vitit 2016 ndërsa asokohe pati dhe një përplasje mes Prokurorisë dhe policisë në lidhje me sasinë e sekuestruar të drogës.
Prokuroria deklaroi se ishin 24 ton kanabis ndërsa sipas të dhënave të policisë sasia ishte 2.4 ton dhe gjatë komunikatës ishte bërë një lapsus në shifrën e raportuar.
Ndërkohë në këtë grup janë ende në kërkim dhe dy shtetas mes tyre Gjovalin Baco dhe Reshat Radhima.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









