Fenomeni Florian Gjergji, mashtruesi më i madh i biznesmenëve në 30 vitet e fundit, nuk di të ndalur. Pasi 2 javë më parë tentoi të zhvat një biznesmen nga Elbasani duke u kamufluar si kryeministri Edi Rama, plan që nuk i shkoi siç duhet, nisi kap prenë e radhës. I riu nga Shkodra, për të cilin janë disa masa sigurie në mungesë me vendim gjykate, dyshohet se ndodhet në Gjermani, dhe nga atje i shkruajti një kambisti në Durrës, duke i kërkuar para një familjari të një biznesmeni të fuqishëm në vend.
Duke përfituar nga fakti se kambisti kishte njohje me familjarin e biznesmenit, ai fitoi besimin e tij dhe i kërkoi 60 mijë euro. Më pas, kambistit i është dhënë udhëzimi që shumën ta dorëzonte te një person pranë qendrës tregtare TEG, në Tiranë. Pasi ka marrë paratë, ky person është larguar drejt Elbasanit, ku është takuar me një tjetër person që kishte mbërritur me taksi nga një zonë rurale, për t’i dhënë paratë.
Pas dorëzimit të shumës, personi i dytë është larguar menjëherë. Pas kësaj ngjarje, kambisti i ka shkruar familjarit të biznesmenit, për t’i thënë që i dorëzoi lekët, por aty kuptoi se ishte mashtruar dhe iu drejtua policisë me kallëzim. Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës, pas disa veprimeve hetimore, i identifikoi të dy dhe i arrestoi. Gjatë dëshmive të tyre, ata fillimisht deklaruan se janë kontaktuar dhe orientuar fizikisht nga Florian Gjergji, por më vonë rrëfyen se me të janë lidhur përmes celularit.
Florian Gjergji, prej kohësh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bënë nga distanca. Arrin të gjej persona për marrjen e parave, të cilët i paguan me shuma qesharake, vetën si transportues. Skema klasike e tij është përdorimi i identiteteve të personazheve publikë, kryesisht figura të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta. Përveç rasteve të fundit, ai ka përdorur emrin e Tonin Marinajt, Taulant Ballës, Erion Veliajt, e plotë të tjerë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











Kambist leshi,Keta jane idiota i thote njeri jame shoku i shokut dhe ky i jep leket,ha ha Une beje tifoz me mashtrusin
Përgjigju