Grupi i kërcimtarëve francezë, “Murmuration” u ngjit në skenën e "America's Got Talent" me një tjetër performancë të jashtëzakonshme, duke lënë pa fjalë publikun me lëvizjet e tyre sinkron dhe me mesazhin që ndanë me publikun.

Të rinjtë francezë u rikthye në skenën magjike të e "America's Got Talent”. Edhe një herë, lëvizjet e tyre në sinkron ishin tepër magjepsëse por kjo nuk është e gjitha.

Përveç shfaqjes së përsosur, Murmuration solli një mesazh shumë të nevojshëm përmes kërcimit të tyre.

Duke përdorur dorezat e bardha që mbanin të 65 anëtarët, ata filluan të shqiptonin fjalë.

"Stop urrejtjes," filloi mesazhi i tyre . "Ne kemi nevojë për dashuri dhe unitet."

Ky imazh befasues mahniti audiencën dhe gjyqtarët.