Grupi Evropian i Rregullatorëve për Shërbimet e Medias Audiovizive (ERGA), ku bën pjesë edhe AMA, kanë rritur sanksionet ndaj mediave ruse Russia Today dhe Sputnik të kontrolluara nga shteti. Këto masa janë marrë nga Grupi i Mediave të Europës për të ndalur dezinformimin dhe manipulimin përmes propagandave të tyre dhe për të respektuar lirinë e fjalës.
“Këto sanksione të reja shërbejnë si jehonë për këtë krizë madhore me të cilën po përballet bota dhe Evropa. Pavarësisht nga konflikti aktual, është tejet e rëndësishme që lufta kundër manipulimit dhe dezinformimit, duke respektuar plotësisht mbrojtjen e lirisë së fjalës, mbetet një prioritet në debatin evropian, veçanërisht në kontekstin e rregulloreve të ardhshme, duke përfshirë Ligjin për Shërbimet Digjitale (DSA) dhe Ligjin Evropian për Lirinë e Medias (EMFA)” tha kryetari i ERGA Karim Ibourk.
Anëtarët e ERGAdo të vazhdojnë më tej punën e tyre për dezinformimin, veçanërisht në lidhje me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë.
Këto masa do të zbatohen me efekt të menjëhershëm dhe drejtpërdrejt në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe synojnë të kufizojnë aksesin e mediave kryesore ruse të kontrolluara nga shteti, Russia Today dhe Sputnik në tregun mediatik evropian.
Për më tepër, anëtarët e ERGA do të vazhdojnë më tej punën e tyre për dezinformimin, duke përfshirë edhe dezinformimin në lidhje me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë. Taskforca përkatëse e ngritur në Nëngrupin e ERGA për dezinformimin synon të shërbejë si një qendër për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në lidhje me monitorimin, analizimin e mjedisit mediatik me fokus të veçantë në narrativat e dezinformimit nga aktorët e huaj dhe manipulimin e informacionit në lidhje me zhvillimet aktuale në Ukrainë.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3793
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të dhënat e AMA-s nxjerrin bllof Berishën, 'regjimi' i Ramës i jep 60% të kohës televizive
13 Nëntor 2024, 18:39
-
Bashkëpunimi AMA-TikTok, fshihen qindra video me përmbajtje problematike
11 Tetor 2024, 16:48
-
SHBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse
13 Shtator 2024, 22:29
-
AMA marrëveshje me TikTok, bllokohen 36 video abuzuese! Krasniqi: Dritare për mundësimin e ankesave nga qytetarët
5 Shtator 2024, 07:00
-
AMA marrëveshje me ‘Tik-Tok’ për videot abuzuese, bllokohen 36 prej tyre
4 Shtator 2024, 17:37
-
Krasniqi publikon bilancin e AMA për TikTok: Në 5 ditë u bllokuan qindra video pirate dhe me përmbajtje të dëmshme
30 Gusht 2024, 14:41
-
Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet
7 Gusht 2024, 12:32
-
Televizionet abuzuan me reklamat e fshehta, raporti i AMA për 2023! Krasniqi raporton te 'Media': Shumë ankesa për shkelje të të drejtave
27 Maj 2024, 13:37
-
Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok
26 Prill 2024, 10:15
-
'Sharlatanët në ekrane shkelin shqipen’, Xhufi: Urgjencë kombëtare! Yzeiri: Kanë zaptuar mediat, të merren masa
19 Shkurt 2024, 14:55
-
EMRAT/ Nga Rexhep Qosja, Pëllumb Xhufi e Fatos Tarifa, intelektualët shqiptarë peticion: Largoni sharlatanët nga ekranet, shkelin edhe gjuhën shqipe
18 Shkurt 2024, 21:37
-
FolShqip - Autoriteti i Mediave Audiovizive ndërmerr nismën që synon të frenojë përdorimin e fjalëve të huaja në media
25 Janar 2024, 17:22
E PABESUESHME KY LAJM!!!!| DEMOKRACIA DHE LIRIA E FJALES MOREN FUND|rroft propaganda e radhes!E kam urryer Enverin por paska qene LARGPAMES
Përgjigju