Grupi i njohur irlandez dhe Ansambli Tirana ngjiten sot në Amfiteatrin e Tiranës, hyrja falas

Grupi i njohur irlandez dhe Ansambli Tirana ngjiten sot në Amfiteatrin e Tiranës, hyrja falas

Edhe këtë fundjavë Tirana ofron një sërë aktivitetesh kulturore e artistike për qytetarët e saj. Të gjithë të apasionuarit e muzikës instrumentale, por jo vetëm kanë mundësi që të ndjekin sot në Amfiteatrin e Liqenit, në orën 20:00, një nga grupet më të njohur irlandez, grupin Cuisle i cili performon këngë nga Irlanda, por edhe vende të tjera. Hyrja është e lirë, pa bileta. 

Cuisle - e cila në gjuhën irlandeze do të thotë “puls” do të përfaqësohet nga Leonard Breathnach në fizarmonikë, Micheal Breathnach në kitarë, vokal dhe fishkëllima dhe Martin Craven në fyell. 

Ndërsa Atlantic Dance Exchange është një grupim unik performuesish me qëndrim në Dublin, Irlandë që përbëhet nga kërcimtarë profesionistë nga të dy anët e pellgut, të cilët përqafojnë kërcime tradicionale irlandeze dhe amerikane, duke i ndarë me një publik ndërkombëtar. 

Themeluesit e grupit janë Mary Beth Taylor dhe Colleen Werle. 

Përveç ritmeve të muzikës ndërkombëtare në skenën e Amfiteatrit nuk do të mungojë as muzika shqiptare e ofruar nga Ansambli Tirana të cilët në çdo shfaqje që japin dhurojnë vetëm magji dhe një spektakël të vërtetë duke garantuar një mbrëmje fantastike.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja