
Partia Demokratike
Opozita akuzon kryeparlamentaren Elisa Spiropali për mbajtjen e fshehtë të opinionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe përjashtimin e opozitës nga ky proces.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike reagoi sot në lidhje me një lajm të publikuar që e cilësoi si “fake news” dhe i “prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit”, ku paraqitet opinioni publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo “burim special e konfidencial” nga Komisioni i Venecias.
“Mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka pasur si qëllim pikërisht dezinformimin e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias. Padyshim kur ka trajtuar parimin e mandatit jo detyrues, jo Komisioni i Venecias, por edhe vetë Gjykata jonë Kushtetuese, sqaron që deputetet si rregull janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por ky rregull sigurisht që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, siç Gjykata Kushtetuese ka sqaruar”, thuhet në reagimin zyrtar.
Grupi i PD i bëri thirrje mediave që të tregohen të matura në informimin e publikut dhe të presin publikimin e opinionit të Komisionit të Venecias apo “t’i referohen vetëm burimeve zyrtare apo serioze për informim mbi këtë çështje, duke refuzuar çdo fake news që konsideron Elisa Spiropalin si Komisioni i Venecias”.
Lajmi kryesor:
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
19.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeparlamentarja Spiropali takohet me ish presidentin Alfred Moisiu: Do të bëjmë realitet kërkesën e tij për ngritjen e muzeut 'Aleksandër Moisiu' në Kavajë
22 Mars, 15:31
-
Berisha i vendosur për ta shkrirë SPAK-un: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë! Thotë se do imitojë edhe Elon Musk
20 Mars, 13:16
-
Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve në Strasburg/ Spiropali: Shqipëria, lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal! Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës
20 Mars, 12:37
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
'Uroj të na nxjerrësh ligje të ëmbla!' Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje
15 Mars, 21:40
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
‘Perla’ e radhës e Berishës: Rama m’u lut mua për të shkrirë SPAK dhe jo unë atij, por s’e pranova! E bëj me Venecian! Listat për deputetë do 'korrigjohen' pak
10 Mars, 14:08
-
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të vijë në Tiranë më 13 mars, zbulohet agjenda
7 Mars, 19:04
-
Spiropali në Varshavë: Vlerësojmë mbështetjen e Polonisë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE! Hołownia: Ne kemi nevojë për ju në Union
5 Mars, 12:11
-
100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale
3 Mars, 15:34
-
581-vjetori, Spiropali: Mësimet e Besëlidhjes së Lezhës, aktuale edhe sot
2 Mars, 16:41