Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin

Komisioni i Venecias

Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot, më 6 Dhjetor 2024, çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçkës, në përputhje me kërkesën e parashtruar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Opinioni për këtë çështje është miratuar nga Komisioni dhe, sipas rregullave dhe procedurave të tij, do të publikohet në ditët në vijim, thuhet në komunikatën zyrtare të Kuvendit. 

Deri në momentin e publikimit, ruajtja e konfidencialitetit të dokumentit do të vijojë të respektohet nga Kryetarja e Kuvendit, në përputhje me detyrimet që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

'Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.

Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij. 

Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së  Komisionit të Venecias.', thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Ndërkohë, PD akuzoi sërish kryeparlamentaren Elisa Spiropali për mbajtjen e fshehtë të opinionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe përjashtimin e opozitës nga ky proces.

“Mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka pasur si qëllim pikërisht dezinformimin e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias", thuhet në reagimin e PD. 

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ishte sot e pranishme në sesionin e Komisionit të Venecias, ku mbajti dhe një fjalim në të cilën shprehu mirënjohjen e saj për anëtarët e Gjykatës së Venecias edhe për bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë. 

Kërkesa u përcoll në shtator të këtij viti nga Spiropali drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie pas votimit të socialistëve në seancën e 13 shtatorit 2024  ku me votë deputetët socialistë penguan për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes socialiste, ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët në atë seancë abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 votuan kundër. Ndërkohë një mision faktmbledhës u caktua nga komisioni për të dëgjuar palët.

Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. 

Ndërkohë dje në seancë parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e parlamentit se po mbante të fshehur draft opinionin e komisionit të Venecias dhe se nuk kishte ftuar pjesëtarë të opozitës të ishin pjesë e grupit që do të jenë sot në Komisionin e Venecias. Spiropali në replikë tha se nuk e kishte shpërndarë draftin pasi nuk ishte publik dhe se opozitën nuk e kishte ftuar se pasi këta të fundit i kishin refuzuar ftesat

Çfarë është Komisioni i Venecias?

Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias është një organ këshillues mbi çështjet kushtetuese, i cili u themelua më 1990.

Ky Komision, u ofrojë shteteve të caktuara ndihmë apo konsulencë kushtetuese duke u përpjekur të luajë rol pozitiv në menaxhimin e krizave. Detyra kryesore e Komisionit të Venecias, është të japë këshilla ligjore për vendet anëtare në lidhje me ligjet që janë të rëndësishme për funksionimin demokratik të institucioneve. Opinion-drafti që diskutohet dhe miratohet nga Komisioni i Venecias gjatë një sesioni plenar, bëhet në praninë e përfaqësuesve të atij vendi. Pas miratimit, opinioni bëhet publik dhe i dërgohet palës apo organit që e ka ngritur kërkesën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Grupi i PD akuza Spiropalit: Mbajtja e fshehtë e opinionit të Komisionit të Venecias, me qëllim dezinformimin e publikut!

1727769396_partiademokratike.jpg

Partia Demokratike

Opozita akuzon kryeparlamentaren Elisa Spiropali për mbajtjen e fshehtë të opinionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe përjashtimin e opozitës nga ky proces.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike reagoi sot në lidhje me një lajm të publikuar që e cilësoi si “fake news” dhe i “prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit”, ku paraqitet opinioni publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo “burim special e konfidencial” nga Komisioni i Venecias.

“Mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka pasur si qëllim pikërisht dezinformimin e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias. Padyshim kur ka trajtuar parimin e mandatit jo detyrues, jo Komisioni i Venecias, por edhe vetë Gjykata jonë Kushtetuese, sqaron që deputetet si rregull janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por ky rregull sigurisht që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, siç Gjykata Kushtetuese ka sqaruar”, thuhet në reagimin zyrtar.

Grupi i PD i bëri thirrje mediave që të tregohen të matura në informimin e publikut dhe të presin publikimin e opinionit të Komisionit të Venecias apo “t’i referohen vetëm burimeve zyrtare apo serioze për informim mbi këtë çështje, duke refuzuar çdo fake news që konsideron Elisa Spiropalin si Komisioni i Venecias”.

Ora 15:18
Shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës, kryeparlamentarja Spiropali merr pjesë në sesionin plenar të Komisionit të Venecias

1733494746_spiropali.jpg

Sot, Komisioni i Venecias shqyrton kërkesën e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për mandatin e Olta Xhaçkës, duke diskutuar nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputeti si të votojë, çka ka shkaktuar një ngërç në marrëdhëniet me këtë institucion.

Kryeparlamentarja Spiropali merr pjesë në këtë sesion të sotëm të Komisionit të Venecias. Gjatë fjalës së saj, shprehu mirënjohjen për anëtarët e këtij forumi, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv të tyre me Kuvendin e Shqipërisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Vranë 33 vjeçarin se u prishi martesën e motrës, fotot e dy vëllezërve të arrestuar

Shkodër/ Vranë 33 vjeçarin se u prishi martesën e motrës, fotot e dy vëllezërve të arrestuar