TIRANE- Vetëm 48 orë para vizitës që kryeministri Rama pritet të zhvillojë në Beograd, kryeqyteti i Serbisë është blinduar nga forcat e policisë. Prej ditës së djeshme grupi i protokollit të shtetit shqiptar është zhvendosur në Serbi dhe në bashkëpunim me palën serbe po merret me përcaktimin e axhendës së kryeministrit shqiptar gjatë vizitës së tij dyditore në Serbi.