Grupi i vajzave punk Pussy
Riot dhe Putini i Rusisë

Grupi i vajzave punk Pussy<br />Riot dhe Putini i Rusisë
Ndërsa mijëra fansa të grupit punk Pussy Riot po protestojnë kundër dënimit të bandës ruse në 30 qytete të ndryshme të botës, Vladimir Putin vijon të ngjis shkallët e presidencës me një ndjenjë triumfi e sfide. Më këtë detaj nis dhe mbaron dokumentari që u shfaq dje nga Instituti i Medias ne Tiranw në një audiencë me studentët dhe gazetarët. Dokumentari për vajzat e grupit rebel “Pussy Riot” ka për autor Mike Lerner. Autori i dokumentarit që po bën xhiron e festivaleve të botës ka treguar se ka qenë me fat, qe kishte dhe pamje nga gjyqi ndaj këngëtareve ruse. Kanë qenë pikërisht këto pamje që e vënë demokracinë në Rusi në një pikëpyetje të madhe.

Dokumentari ka si pikënisje perfomancën e maskave të shndritshme të vajzave të grupit punk rus që protestuan me një lutje në një katedrale kundër Vladimir Putinit. Tashmë videot kanë bërë xhiron e botës. Por si përjetohet në Rusi protesta e tyre? Përgjigjja vjen përmes dokumentarit të ri “Pussy Riot : A Prayer Punk që u dha dje në Hotel Tirana.” Është një dokumentar që tregon shtypjen e fjalës së lirë në Rusi. Tri vajza të grupit Pussy Riot janë burgosur për shfaqjet e tyre konfrontuese kundër kishës dhe se me këngë kanë shprehur kritika ndaj shtetit. Përmes këtyre proceseve që ndodhin në Moskë rrëfehet fenomeni “fjala e lirë”

Filmi “Pussi Riot: një Lutje Punk” është filmuar gjatë gjashtë muajve. Ky film tregon historinë e pabesueshme e tri grave të reja: Nadya, Masha dhe Katya. Si anëtarë të të një grupi feministë artistesh, ato  kanë bërë lutje punk brenda katedrales kryesore të Rusisë. Ato kanë ndikuar për të transformuar fytyrën e shoqërisë ruse përgjithmonë. Grupi femëror “punk” Pussy Riot dënohet megjithatë si përgjegjës për akte rrugaçërie, të motivuara nga urrejtja fetare, sipas gjykatës ruse, e cila i ka dhënë dy vjet burg secilës prej anëtareve të bandës.

 Por çështja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftës ndaj korrupsionit shtetëror, fetar e ligjor ka fituar edhe pse vajzat u dënuan dhe opinioni rus është ende i ndarë në dy pjesë; pro dhe kundër gjestit të tyre. Emrin Pussy Riot, grupi e mori si një formë e artit opozitar. Ky grup u krijua kur Putini mori pushtetin. Në gjyq vajzat kanë deklaruar se performuan në katedrale sepse ajo “simbolizon bashkimin e kishës me shtetin”, në një vend i cili sipas ligjit është shtet laik.
 
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)