Grupi i Vlorës  i kushton këngë  Alket Rizait

Tanimë ai është bërë  nga të “mëdhenjtë e kombit” aq sa është përjetuar me këngë polifonike.


Bëhet fjalë për heroin e gjallë, Alket Rizai, i cili është dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm, por që është arratisur vazhdimisht duke pretenduar pafajësinë.

E teksa epopeja e dënimit dhe arratisjeve të tij vazhdon, grupi polifonik i Vlorës i ka kushtuar Rizait një këngë. 


“Si shqiponja fluturoi shkëmb më shkemb e majë më majë, brenda telave s’qëndroi shqiptari Alket Rizai. Hallall gjirin që të dha nëna se je dënuar pa faj, s’të mbajnë dot telat me gjemba ty s’ka burrë që të të mbajë. Të rrethojnë telat me gjemba, shqipja do folenë e saj, në qeli s’duron dot brenda, s’duron dot Alket Rizai...”, janë disa nga fjalët e kësaj kënge.


(J.H/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)

Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)