Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes

Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes

Kastrati Group dhe Wizz Air po bashkëpunojnë për të ofruar arsimim për pilotët aspirantë në Shqipëri nëpërmjet Wizz Air Pilot Academy (WAPA). Konkretisht për aplikantët shqiptarë të WAPA, Wizz Air ofron një pagesë fillestare prej vetëm 3,950 €. Kjo është një ulje prej mbi 70% krahasuar me 13,950 €, që është standardi në kushtet e WAPA-s, duke siguruar që më shumë të rinj të mund të ndjekin një karrierë në aviacion pa barrën e kostove të mëdha.

Bursat Kastrati

Në një përpjekje të mëtejshme për të mbështetur pilotët e së ardhmes, Kastrati Group do të mbulojë këstin e parë prej 3,950 € për disa prej studentët e përzgjedhur. Kjo bursë jo vetëm që lehtëson shpenzimet e studentëve, por gjithashtu u lejon atyre të përqendrohen në trajnimin e akademisë pa u shqetësuar për kostot paraprake. Tarifat e mbetura të studimit do të lukuidohen përmes punësimit me Wizz Air, duke i lejuar pilotët të fitojnë ndërkohë që mësojnë.

Angazhimi i Kastrati Group shtrihet përtej kësaj nisme, pasi grupi do të vazhdojnë të ofrojnë bursa si pjesë e programit "Kastrati for Education". Kjo nismë i kushtohet nxitjes së zhvillimit arsimit në Shqipëri dhe ndihmës ndaj të rinjve për të realizuar ambiciet e tyre për karrierë.

Rreth programit të studimit

Kurset e Wizz Air Pilot Academy mbahen në Trener Flight Academy në Nyiregyhaza, Hungari, dhe zgjasin rreth 18 muaj, ndjekur nga 5-6 muaj trajnim të avancuar me Wizz Air. Kandidatët i nënshtrohen testeve gjatë gjithë kursit dhe në fund të çdo faze trajnimi. Në total trajnimi kërkon deri në dy vite për të përfundinuar deri në punësimin në Wizz Air. Është e rëndësishme të theksohet se studentët duhet të ndjekin programin në Hungari, pasi studimi online ose në distancë nga Shqipëria nuk është i mundur.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për Wizz Air Pilot Academy (WAPA), kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: kombësia shqiptare, diplomë e shkollës së mesme, të jenë mbi 18 vjeç, të kenë njohuri të mira të matematikës dhe fizikës, të kenë një anglishte të rrjedhshme në shkrim dhe lexim, si dhe të kenë aftësinë për të notuar 50 metra pa ndihmë.

Procesi i aplikimit përfshin plotësimin e një formulari aplikimi, kalimin e një kontrolli paraprak nga rekrutuesit, plotësimin e disa testeve online nëse ekzaminimi paraprak është i suksesshëm dhe ndjekja e një interviste në Tiranë, nëse testet kalojnë. Kandidatët duhet të përgatiten tërësisht për vlerësimet online, të cilat mund të kërkojnë kohë. Vetëm pasi të kenë sukses në intervistë, kandidatët mund të shkojnë në Hungari për studime. Të gjitha aktivitetet e kërkuara para kursit (testet online, intervista përfundimtare, kontrolli i historikut) duhet të kryhen online, nga shtëpia, ose në Tiranë në intervista me përfaqësuesit e WAPA.

Për më shumë informacion mbi Wizz Air Pilot Academy dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të WAPA: Wizz Air Pilot Academy ALBANIA Job Details | Wizz Air Hungary Ltd.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë