Censi në Malin e Zi/ Shqiptarët deklarohen më pak se 5%, janë 30 mijë shtetas me origjinë shqiptare! Shtohen serbët! 2 % janë rusë

Censi në Malin e Zi/ Shqiptarët deklarohen më pak se 5%, janë 30 mijë shtetas me origjinë shqiptare! Shtohen serbët! 2 % janë rusë

Foto ilustruese

Shtetasit malazezë me origjinë shqiptare në Mal të Zi përbëjnë më pak se 5 përqind të popullsisë totale.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga drejtoria e statistikave në malin e zi popullsia totale e vendit është rritur, por vetëm një pjesë  vogël e saj janë deklaruar si shqiptarë në regjistrimin e fundit.

Censi në mal të zi u zhvillua në muajin dhjetor nga ku 4.97 përqind e popullsisë në shtetin fqinj deklarohen si shqiptarë. 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë. Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, vihet re një ulje e malazezëve të deklaruar ndërsa serbët kanë një shtim të lehtë.

Në vitin 2011 deklaroheshin 45 përqind malazez në regjistrim, gati 4 % më shumë sesa në 2023, ndërsa serbët kanë një shtim të popullsisë në mal të zi pasi në 2011 rezultonin në masën 29.7%, 3 përqind më pak sesa në vitin 2023. Shifër domethënëse është edhe ajo e rusëve të deklaruar në cens, ku 2% përqind janë deklaruar të tillë.

Censi në Malin e Zi u parapri nga fushata të forta të forcave e mediave proserbe e proruse të cilat bënë thirrje që qytetarët të deklaroheshin si serbë, të mbështetura edhe nga Patriarku I Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 15/10/2024 18:38

    Ua shpelane trurin shqiptareve dhe ne Malin e Zi. Ne vend qe te ishin minimalisht gruppopullsia me e madhe, keta vetedklarohen ca boshnjake, ca myslimane...

    Përgjigju
    • Lala: 15/10/2024 23:59

      Abazovic o plak.ske ca u bo.vk

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave