Në një intervistë për Pink Report, anëtarët e grupit Lynx thonë se albumi është një eksperience e re në karrierën e tyre, dhe se ata janë duke e pritur me shumë dëshirë.
Një tjetër sfidë e grupit Lynx është edhe festivali kombëtar i RTSH, ku ata do të vijnë me një baladë.
"Si ty askush" titullohet kënga e tyre që do të prezantohet natën e dytë të Festivalit dhe pikërisht në 21 dhjetor.
Kjo këngë ashtu siçdo projekt tjetër është një këngë 100% Lynx, pasi është krijuar nga vet anëtarët e grupit.
“Nëse kushtet do të jenë të mira, ne do të realizojmë këngën siç është në versionin e studios", -ka thënë solisti i grupit Endrik Beba.
Viti 2012 ka qenë një vit i suksesshëm për grupin rrok, i cili ka mbetur një nga të paktat grupe në treg pasi këtë vit ata janë nderuar me 2 çmime në karrierën e tyre.
(xh.k/shqiptarja.com)