Një grup polifonik korsikan ka mbërritur në Gjirokastër, përmes interpretimit të “Cantemu Inseme”, grupit folklorik francez. Ky grup vjen në Gjirokastër me iniciativën e Shoqatës “Argjiro” me drejtuese Ilda Mara.
 
Grupi francez ka interpretuar pjesë të zgjedhura nga repertori i tyre, në skenën e improvizuar të kështjellës së Gjirokastrës.
 
Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit ndërkombëtar kulturor “Takimet muzikore të dy botëve”, që mbështetet nga Ambasada Franceze.  Organizatorja ILda Mara, është shprehur se grupi performon duke u ballafaquar në Gjirokastër, me polifoninë vendase
 
Edicionet e Festivalit “Takimet muzikore të dy botëve” kanë kurorëzuar 10 vjetorin në Gjirokastër këtë vit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com