Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka njoftuar se ka ndaluar rekrutimin e të burgosurve për të luftuar kundër Ukrainës.
"Rekrutimi i të burgosurve nga kompania ushtarake private Wagner është ndalur plotësisht", tha Prigozhin në një përgjigje ndaj një kërkese për koment nga një media ruse.
Wagner filloi të rekrutonte të burgosur të Rusisë në verën e vitit 2022, me Prigozhin, një sipërmarrës, që kishte kaluar nëntë vjet në burg gjatë kohës së ish-Bashkimit Sovjetik, duke u ofruar të dënuarve falje nëse mbijetonin gjashtë muaj në Ukrainë. Por, e gjithë kjo skemë rezultoi e pavlefshme pasi shumica e të burgosurve që u dërguan në luftë u vranë.
Wagner nuk ka dhënë informacion se sa të dënuar iu bashkuan radhëve të tij, por shifrat e shërbimit penal rus të publikuara në nëntor të vitit 2022 treguan se numri it ë burgosurve të vendit ra me mbi 20,000 midis gushtit dhe nëntorit. Sipas raporteve të mediave të huaja thuhet se grupi rus Wanger ka dërguar 40.000 luftëtarë në luftë, duke përbërë shumicën dërrmuese të personelit.
Reuters raportoi se komuniteti i inteligjencës amerikane beson se Wagner kishte 40,000 luftëtarë, ish të burgosur të dënuar, të dislokuar në Ukrainë, duke përbërë shumicën dërrmuese të personelit të grupit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Grupin Wagner “organizatë kriminale transnacionale” dhe kanë shënjestruar individë dhe entitete që janë pjesë e rrjetit global të këtij grupi rus të mercenarëve. Vendet perëndimore, por edhe zyrtarë të Ukrainës kanë fajësuar grupin Wanger për mizoritë kundër civilëve në Ukrainë.
Lajmi kryesor: