Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë për median kroate "24sata.hr". Ish-lojtari i Hajdukut të Splitit ka thënë se Shqipëria dhe Kroacia kalojnë më tej, paçka se në grupin e Euro 2024 kuqezinjtë do luajnë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
"Unë mendoj se ne do të marrim një rezultat të mirë në Europian, pavarësisht grupit sesa i fortë është. Nëse më pyesni mua, dua Kroacinë dhe Shqipërinë që të kalojnë më tej. Kroacia është e fortë, duke filluar që nga portieri, sulmuesit, veçanërisht mesfusha, Modriç, Kovaçiç, Brozoviç dhe Gvardiol. I vetmi dyshim është se në çfarë forme do të jetë Perisiç.
Shqipëria? Nëse do të kemi Jasir Asanin në formën e tij më të mirë, do të jetë fantastike. Kemi një ekip shumë të organizuar, Berisha, Gjimshiti, Bajrami, Seferi, Ramadani, Muçi, Asllani, Hysaj dhe Cikalleshi me Uzunin", tha Ismajli për median kroate.