Grushte me biznesmenin në Elbasan, Luçiano Boçi: Telefoni që duket në video është i imi! ILD të hetojë prokurorinë (VIDEO)

'Luca më sulmoi, celulari është i imi'. Ky është varianti i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan Luçiano Boçi pas konfliktit me biznesmenin Gjergj Luca.

Përmes një konference për mediat nga Elbasani, Boçi thotë se pas përplasjes me Lucën ai vetë ka shkuar direkt në prokurori dhe sipas tij videoja ka dalë nga biznesmeni.  

"Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë. Videos i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi.  Videoja është e manipuluar.  Gjergj Luca nuk flet dhe vepron vetëm. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës. Sa i takon kësaj ccështje në një depozitojmë sot një ankesë sot në ILD, Metani të verifokojë nëse prokuoria e Elbasanit e ka marrë videon e plotë për të hetuar", tha Boçi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Njëri e mban dhe Luçiano Boçi e godet! Momenti kur kandidati i Bashës në Elbasan grushton biznesmenin Gjergj Luca! Pamjet si i merr telefonin


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut