Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar Genti Nela dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit “Flar” në Malin e Robit në Golem mbrëmjen e 27 gushtit.
Në videon shihen disa persona të veshur me të bardha që janë në ndjekje të një të ri veshur më bluzë të zezë. Nuk dihet çfarë ka ndodhur më herët, por në këtë moment djali me të zeza, i cili është banakieri 18-vjeçar Genti Nela, i kthehet dhe godet me grusht Arbër Habilajn, djalit 36 vjeç të pronarit të hotelit “Flar” te Mali i Robit në Kavajë, duke e hedhur përtokë.
Kaq mjaftoi që tre të tjerë, Florian Habilaj, 28 vjeç, po ashtu djalë i pronarit, shoku Enold Dragoti, 20 vjeç, dhe dhëndri i familjes, bashkë me Arbër Habilajn që u bashkohet, të dhunojnë në mënyrë barbare të riun, katër kundër një.
Në materialin filmik, një i pestë tenton të ndaj të rinjtë që vijojnë dhunën dhe një i gjashtë që qëndron indiferent thjesht duke i parë. Video mbyllet këtu dhe është paqartë nëse Genti Nela është dhunuar edhe më tej në oborrin pranë hotel “Flar”.
Report Tv mundi të zbardhë dëshminë e plotë të banakierit Genti Nela, dhënë në polici pas incidentit të dhunshëm, i cili gati sa nuk përfundoi më vonë në një masakër. Sipas 18-vjeçarit, gjithçka nisi pasi donte të largohej nga puna ku ishte prej më shumë se 1 muaj e gjysmë dhe kërkoi rrogën.
“U kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër. Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë”, ka treguar Nela.
Nela i tha policisë se është kërcënuar nga Habilajt se do e vrisnin. Ndërkohë, rrëfen momentet e para të dhunës, pamje të të cilave nuk janë publikuar.
“Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me tavëll qelqi në kokë dhe fytyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin. Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre” shtoi 18-vjeçari.
Nela përshkruan edhe momentin e videos, ku dhuna ndaj tij ka rinisur.
“Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, citohet të ketë thënë i riu.
Pasi është larguar nga aty, Genti Nela ka njoftuar familjarët për dhunën e paprecedent. Xhaxhai i tij, Melison Nela, 47 vjeç, i armatosur u nis drejt hotelit me qëllim për të vrarë vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë të përfshirë. Ngjarja u parandalua nga policia, ndërsa një ditë më parë gjykata e la në burg pa afat. 45 ditë u caktua burg për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin. Arbër Habilaj vijon të jetë në kërkim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Foto: Hoteli Flar
Report Tv ka siguruar dëshminë e kamerierit që u dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit ‘Flar’ në Golem. 18-vjeçari Genti Nela ka treguar se ka filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit në 10 korrik të këtij viti, ku thekson se për nisjen e punës ka biseduar me biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj.
Në dëshminë që Report TV disponon, 18 vjeçari thotë se në 27 gusht u ka kërkuar pagën, pasi kishte vendosur të largohej pasi do të punonte diku tjetër, por largimi i tij nuk është pranuar.
“Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.
Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.
Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.
Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, ka thënë ai.
-
Me duket se u kushtoj shum banakieri cunave. Se tani i bie te ven te kolliten te miku per te mbyllur hallet
Përgjigju -
Keta e paskan halla plumin po te ishte nipcja im nuk ja kisha value kurr sikur dhe gjith jeten burg te boja .
Përgjigju -
Le të vejë Rama ta pyes sa bakshish merr. Pastaj thone nuk punojnë të rinjtë. Po ku të ve, turp turp
Përgjigju -
Gjynaf..keshtu jane bisneset ne shqiperi
Përgjigju -
Nga mbiemeri pronaret duken Vlonjate.ky nivel qe kane nxjere párate nga droga e gomonet jane pronaret e hoteleve ne shqiperi
Përgjigju -
Kjo eshte barbari o drejtesi e munguar ku je
Përgjigju -
Po xhaxhain kush e spiunoi. Ti kishte bere shosh plehrat.
Përgjigju -
ME THIKE TJA KISHE CARE FYTIN O KAMARIER DJALI,,,GJETE PUNE TE DROGMENET.....
Përgjigju -
Ky eshte biznesi ne Shqiperi: trafikante e kriminele qe pastrojne parate me struktura turistike, qe nuk punojne as vete e as kane edukuar femijet me kulturen e punes dhe pastaj dhunojne punetoret per nje page mbijetese. Kerkoni mire se familje biznesmenesh te tille gjeni ne te gjithe vendin dhe te gjithe sektoret e ekonomise: nga ndertimi, sherbimet, shendetesia, arsimi, transporti dhe media, qe nga Vermoshi deri ne Konispol.
Përgjigju








Komente
Komento