“Grushti i shtetit”, kompleksi i përjetshëm i Sali Berishës

“Grushti i shtetit”, kompleksi i përjetshëm i Sali Berishës

Sali Berisha ka sajuar sot një vizitë në Muzeun Kombëtar për të dhënë një deklaratë për mediat. Natyrisht, duke folur me gjihën e tij të vrazhdë e të dhunshme, ku si refren ishte kërcënimi për kryeministrin, Berisha tha se opozita nuk do tërhiqet nga vendimi i saj për mandatet.

Por ajo që ishte interesante në fjalën e Berishës, ka të bëjë me një përdorimin e një togfjalëshi që ai e ka përsëritur gjithë jetën e tij politike, si kur ka qenë në pushtet ashtu edhe në opozitë, duke treguar një kompleks të çuditshëm. Bëhët fjalë për togfjalëshin “Grusht shteti”, të cilën doktori e ka përdorur gjithmonë e të cilën e përdori edhe sot kur fliste për kryeministrin Rama. Sipas Berishës, kryeministri Rama, i ka bërë grusht shteti vetes së tij.

Ajo që është e pashpjegueshme në përdorimin e këtij togfjalëshi ka të bëjë me faktin se Berishë e përdor atë si në opozitë edhe në pushtet. Kur është në pushtet, natyrisht që akuzon opozitën se do t’i bëjë atij grusht shteti, e këtu kujtojmë 21 janarin ku grushtin e shtetit kundër Berishës po e bënin ata katër viktimat e bulevardit. Kompleksi i tij me togfjalëshin ‘grusht shteti’ bëri që plumbat e pushtetit të tij të derdheshin mbi trupat e qytetarëve në atë 21 janar të zi.

Sot që Berisha është prej mbi 5 vitesh në opozitë, ka sipas tij një tjetër ‘grusht shteti’ që ndryshe nga koha kur ishte ai në pushtet, sot është qeveria që po ia bën vetes.

I thotë të gjitha këto duke shthurur gojën dhe kërcënuar kryeministrin e vendit se do të përfundojë siç nuk e ka imagjinuar, e thotë duke e kërcënuar se do ta tërheqë zvarrë e do ta hedhë në lanë.

Sali Berisha grushtin e shtetit e ka kompleks kur e dëgjon, por e sheh edhe si shpëtim në kushtet kur është i pafuqishëm të ndalë reformën në drejtësi të SHBA-BE. Sali Berisha është ai që e ka përdorur ‘grushtin e shtetit’ për të shpëtuar veten nga krimet e tij. E bëri në 21 janar, ku pasi vrau, u justifikua pas grushtit të shtetit që sipas tij ishte organizuar ndaj tij. Atë po bën edhe sot, ku duke amplifikuar gjuhën e dhunës e shkatërrimit, fut edhe ”grushtin e shtetit” në fjalim për të kërcënuar drejtësinë e re që i rrezikon familjen.

Sali Berisha sot me grushtin e shtetit, kërcënoi drejtësinë e re e cila do të gjykojë çdo gjë të zezë i është bërë vendit nga politika në këto 30 vjet. Ky është ferri i familjes Berisha, ndaj edhe doktori përmendi sot fjalën “grusht shteti” si një grahmë e fundit para se SPAK e BKH të nisin punë.

Sali Berisha që kur është në pushtet thotë se ‘grushtin e shtetit’ e bën opozita e kur është në opozitë thotë se aatë e bën qeveria është thjeshtë i kompleksuar nga kjo fjalë dhe mendon se do kompleksojë edhe drejtësinë, e cila shumë shpejt do të bjërë mbi të aq rëndë sa ç’i ka rënë edhe ai vendit./Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burreli: 11/03/2019 20:52

    Ti je me I madhi I katundit tone

    Përgjigju
  • Ardit: 11/03/2019 20:50

    Jam dakord me ty loku

    Përgjigju
  • Ela: 11/03/2019 20:49

    Bravo cuni I selvies

    Përgjigju
  • Loku: 23/02/2019 18:10

    O Plak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë