Trajneri Pep Guardiola do të debutojë me ekipin e Bayernit të Mynihut më datë 14 korrik në një ndeshje që do të shërbejë për të mbledhur fonde për ekipin lokal te Rostock. Spanjolli do të ulet në bankinën e ekipit gjerman më datë 1 korrik, por ndeshja e parë zhvillohet pas dy javësh.

Lajmi konfirmohet për mediat nga drejtuesit e ekipit gjerman, ndërsa biletat për këtë ndeshje pritet që të shiten shumë shpejt.

29 mijë biletat që do të hidhen në treg do të shiten më shumë për të parë spanjollin në drejtimin e ‘bavarezëve’ që kërkojnë të sundojnë futbollin botëror me një njeri që e ka bërë një gjë të tillë për shumë vite me Barcelonën.


d.b/shqiptarja.com