Guardiola: Këtë vit në La Liga,
kemi mbuluar shumë gjëra me heshtje

Guardiola: Këtë vit në La Liga,<br />kemi mbuluar shumë gjëra me heshtje
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se Real Madrid ishte shpallur “kampion me meritë” në Spanjë, por më pas i pyetur rreth vendimeve të gjyqtarëve ka bërë të ditur se në kampionat “kanë ndodhur shumë gjëra” të cilat Barça “i kishte mbuluar me heshtjen e saj”.

Tekniku i katalanasve, një ditë pas fitores 4-1 ndaj Malagas ku dy nga tre golat e Mesit ishin me penallti, ka ironizuar me vendimet e gjyqtarëve. “Më vjen keq për penalltitë, tani nuk na hyjnë në punë, u kujtuan vonë. Kur ishim 10 pikë larg na nevojiteshin, jo tani”, deklaroi trajneri katalanas.

I pyetur nëse mendonte se Real Madrid kishte përfituar nga disa vendime të dyshimta të gjyqtarëve, pasi ka uruar rivalët për “titullin e merituar kampion”, Guardiola nuk ka fshehur disa pakënaqësi.

“Në kampionat kanë ndodhur shumë gjëra që ne i kemi mbuluar me heshtjen tonë. Në një moment jemi gjendur 13 pikë larg dhe nuk kishim aq diferencë sa për të patur këtë diferencë mes skuadrave. Por kampionatet janë tashmë me shumë konkurrencë dhe në fund i fiton gjithmonë ai që i meriton”, ishin fjalët e tij.

Në fund ai ka folur përsëri rreth vendimit për t’u larguar nga katalanasit, duke konfirmuar se për momentin do të qëndrojë pushim. “Me siguri do të kthehem pasi do të ndjej nevojën e futbollit. Por kjo nuk do të ndodhë tani, pasi pushimi është arsyeja për të cilën po largohem. Më erdhi shumë mirë për duartrokitjet e publikut. E kam vlerësuar mbështetjen e tyre gjatë këtyre viteve. I jam mirënjohës me zemër atyre”, tha Guardiola.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni