Pavarësisht se u eliminua me një lojë shumë të dobët nga Champions League, Pep Guardiola vazhdon që të besojë te stili i lojës së tij bazuar te ‘Tiki-Taka’.
Spanjolli i Bajernit të Mynihut edhe pas kritikave të pothuajse të gjithë drejtuesve të Bajernit deklaron se i mbetet besnik filozofisë së tij. “Unë nuk kam ardhur këtu për të ndryshuar kulturën e futbollit gjerman. Nuk mund t’ju mësoj futbollistëve idetë e trajnerit paraardhës kështu që ata duhet të përshtaten me stilin tim. Unë kam filozofinë time.
Këtë do të përdorim edhe në sfidat me Hamburgun dhe Shtugartin në kampionat por edhe në finalen e Kupës përballë Dortmundit. Është në dorën e klubit të vendosë nëse unë jam trajneri i duhur për këtë ekip.
Humbja përballë Realit ishte e rëndë por këto gjëra ndodhin në futboll dhe akoma më tepër kur përballë ke një skuadër të madhe” përfundoi spanjolli që është ‘kryqëzuar’ në Gjermani për stilin e tij.
/Shqiptarja.com