Gjermani - Edhe dy ditë na ndajnë nga debutimi i Guardiolës në Bundesligë, pasi të premten Bayerni i tij do të përballet me Borussia Moenchengladbach. Por, Pep ka përfunduar në gijotinë vetëm 5 javë pasi ka marrë drejtimin e fitueses së tripletës sezonin e kaluar. Këtu nuk ka të bëjë vetëm humbja në Superkupë ndaj Dortmundit pasi ajo që po ia bën jetën të vështirë trajnerit spanjoll është skepticizmi i futbollistëve të Bayernit.
 
Disa lojtarë nuk e kuptojnë arsyen e ndryshimit kaq të madh të një skuadre që sezonin e kaluar fitoi gjithcka, pasi Pep po ndryshon në mënyrë radikale lojën e bavarezëve dhe të lojtarëve në fushë.

“Kurrë nuk kam parë kaq shumë ndryshime në një skuadër fituese” ka thënë Pizarro. ”Futbollin nuk duhet ta bëjmë më shumë të komplikuar nga c’është”, ka ironizuar Robben ndërsa pakënaqësi të mëdha ka edhe sulmuesi Mandzukic.

Tjetër problem i madh është edhe ndryshimi i pozicioneve në fushën e lojës. Kapiteni Lahm gjithë jetën ka luajtur mbrojtës krahu dhe tani e sheh veten në mesfushë. Javi Martinez nga mesfushor po shndërrohet në mbrojtës. Ribery mund të jetë qëndërsulmuesi fallso ndërsa Schëeinsteiger ende nuk e di ku do të luajë, shto këtu edhe polemikat për afrimin e Thiago Alcantarës. Edhe vetë Guardiola është nervoz pasi një gazetari i ka thënë: “Jam vetëm 42 vjeç dhe stërvis prej 5 vitesh kështu që kam shumë për të mësuar”.

(v.gj/shqiptarja.com)