Gucci në një ‘ritëm’ me kohën digjitale, do të pranojë pagesa në kriptomonedha

Gucci në një ‘ritëm’ me kohën digjitale, do të pranojë pagesa në kriptomonedha

Gucci

Duke filluar nga ky muaj, një nga brandet më luksoze në botë, Gucci do të digjitalizohet dhe do të pranojë pagesa me kriptomonedhat Bitcoin, Ether, Dogecoin dhe Shiba Inu.

 “Gucci”, marka e modës e themeluar në vitin 1921 nga Guccio Gucci në Toskanën italiane ka vendosur të ndërmarrë një hap të rëndësishëm që mund të motivojë markat e tjera në këtë sektor të bëjnë të njëjtën gjë. Nga tani e tutje “Gucci” do të pranojë pagesa në kriptomonedha.

Pagesat me kripto në dyqan do të kryhen me një link të dërguar në emailin e klientit dhe pikërisht ky link përmban një kod QR që i lejon ata të kryejnë pagesën nga portofoli i tyre kripto.

Dyqanet e para të “Gucci-t” që kanë marrë kripto janë Wooster Street në Neë York, Rodeo Drive në Los Angeles, Miami Design District, Phipps Plaza në Atlanta dhe The Shops at Crystals në Las Vegas.

“Gucci” do të pranojë pagesa në më shumë se 10 monedha, duke përfshirë Bitcoin, Bitcoin Cash, Ethereum, Wrapped Bitcoin, Litecoin, Shiba Inu dhe pesë monedha të qëndrueshme të lidhura me dollarin amerikan. Ajo do të pranojë gjithashtu Dogecoin, një kriptomonedhë “meme” e krijuar fillimisht si një shaka.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë