Guljelm Deda, 17-vjet punë
për “Orlandin e çmendun”

Guljelm Deda, 17-vjet punë<br />për “Orlandin e çmendun”
TIRANE - Guljelm Deda i kushtoi përkthimit të “Orlandit të çmendun” plot 17 vjet punë, duke e mbartur dhe duke e ruajtur në fletoret me fletë të zhubrosura, por me shkrime të çmueshme, prej kampit në kamp, prej barakës në barakë, e bashkë me to mbante gjallë shpresën se kjo vepër do ta shihte një ditë dritën e botimit.

Këtë vepër madhështore me histori përkthimi të ngjashme me “Komedinë Hyjnore” të Dantes nga Pashko Gjeçit, e lanë pothuaj në harresë, duke e ngecur madje edhe 20 vjet nëpër pengesat burokratike të tranzicionit shqiptar.

Guljelm Deda lindi më 5 shkurt 1915 dhe ndërroi jetë më 12 prill 1994 “Orlandit të Çmendun” të Ludovici Ariostos iu desh një Odise e tërë të vinte nga italishtja në gjuhën shqipe, ku shumë nga peripecitë do t’i mësojmë më poshtë.

I botuar në dy vëllime ku përmblidhen rreth 1500 faqe, ky libër u promovua nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dje në MTKRS, në mesin e dhjetë veprave të kolanës “Ad memorandum”, që përbëhej nga një seri botimesh me autorësi dhe përmbajtje të larmishme të krijimtarisë memuaristike të disa prej autorëve më të spikatur të disidencës shqiptare.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa, vuri në dukje, gjatë prezantimit të kolanës rëndësinë që kanë këto botime “veçanërisht për brezat e rinj dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi”.

I pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Postës Shqiptare, zoti Visar Zhiti, që vlerësoi rëndësinë e veprave të kolanës. Në këtë kolanë vepra më e veçantë dhe që ngjalli kuriozitet ishte përkthimi i “Orlandit të Çmendun” të Ariostos nga Guljelm Deda, që kaloi jetën në kampet e internimeve.

Pak dihet për historinë e kësaj vepre dhe për për këtë përkthyes të shquar. Guljelm Deda e shkoi jetën në internime,në ato vende ku ishte grumbulluar edhe balli i intelektualëve Pashko Gjeçi, Henrik Lacaj, Mark Demaj, etj.

Këta ishin edhe njohës të kryeveprave botërore, për të cilat ndjehej shumë nevoja e ardhjes në gjuhën shqipe. Puna e tyre nuk shpërblehej, përkthenin vullnetarisht, të frymëzuar nga pasioni i dashurisë për gjuhën shqipe.

Ashtu si Pashko Gjeçi edhe Guljelm Deda kishte ëndërr që t’i sillte shqipes një kryevepër të letërsisë botërore, duke ndenjur përmbys mbi fjalë e shkronja fshatrave të Myzeqesë, që kur ai vendosi të përkthejë “Orlandin e Çmendun” të Aiostit, sepse mendonte se “I tanë Aiosti është në këtë kryevepër të dytë mbas Komedisë Hyjnore”, siç ka lënë të shkruar në parathënien e përkthimit.

PËRKTHIMI PA MJETE NË KAMPET E INTERNIMIT
 
Profesor Guljelm Dedën miqtë e thërrisnin shkurt Lemi. Tregojnë për të se ai nisi ta përkthente kryeveprën e letërsisë italiane duke e shkruar në ca fletore të vjetra shkolle që mezi gjendeshin në atë kohë. Fletët e para të veprës së përkthyer nisën të shkruheshin në Plug të Lushnjës. Aty ishte dhe zanafilla e përkthimit të “Orlandit të çmendun” nga italishtja në shqipe.

Gjatë kësaj kohe kujton bashkëvuajtësi i tij Eugjen Merlika “profesor Guljelmi jeton me shumë të intermuem të tjerë në një ish-gazermë shkatërruese. Gjatë ditës punonte në një brigadë ndërtimi dhe në darkë strukej në shtratin e tij me dërrasa dhe në gjysmë errësirë vijonte me përkthye.

Latinisti Mark Dema ndërkohë kishte mbërrit me i sigurue një botim të mirë të veprës dhe puna ecte fjollë”. Bashkëvuajtësit tregojnë se njëherë u hapën fjalë se ngaqë ishte i talentuar atë do ta lironin nga internimi dhe do të niste të përkthente për shtetin, por e zhgënjyen, atë e çojnë në një fshat të humbur të Myzeqesë në Ndërnenas, ku profesor Guljelmi jetoi atje plot 24 vjet me gruan e tij fisnike Marije Muzhanin, e cila e shoqëroi me besnikëri edhe në kampet e internimeve.

Viti 1963 e gjen në Savër të Lushnjës, ku plasi një betejë e fortë kryengritëse. Nga të internuarit ai përkthente shqip oktavat 11-rrokëshe të Aostos, ku përshkruhet një betejë e fortë, ndërsa nga ana tjetër kishin një përkthyes të talentuar që për koiçidencë përkthente betejat e përgjakshme të “Orlandit të çmendun”.

Kështu përkthyesi kërrusej mbi fletore, i lodhur dhe i uritur, pa fjalorë dhe pa mjete të tjera ndihmëse duke nisur me vargjet e famshme më të cilat nis vepra e Aostos: “gratë dhe kalorësit, armët, dashunitë/sjelljet, këndoj dhe veprat guximtare”.

DY FJALË TË PËRKTHYESIT, FABULA E “ORLANDIT...”

Duke lexuar dy fjalë të përkthyesit, para vdekjes, edhe përmes një fragmenti të vetëm kuptojmë pasionnin dhe punën titanike të Guljem Radosë në përkthimin e kësja vepere voluminoze. “I tanë Aosti është një kryevepër e dytë mbas komedisë hyjnore të letërsisë italiane, ky poem kalorësiak heroik komik asht vazhdimi i “Orlandit Dashunues” të poetit të madh Boiardo.

Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë 46 kangëve: Gratë e kalorësit, armët, dashunitë, punët e sjelljet e njerëzishme, veprat guximplote, që ndodhen kur Mauret kaluan detin e i ranë Francës, ai këndon, e Orlandin që prej dashnisë kris ndërmend e u tërbue faret.

Mbi tri fije endet e shtjellohet kjo pëlhurë e madhe, mbi të cilën vijnë tue u gërshetue shumë fije të tjera shumëngjyrëshe të poemit: lufta ndërmjet lindjes Saraçene e Perëndimit të Europës; dashunija e Orlandit për Angjelikën e të çmendunit e tij për shak të saj.

Dashunia e Rugjerit dhe e Bradamantes, nga të cilët do të rrjedh shtëpia e Estenseve, së cilës i dedikohet poemi. Prijs i ushtrive të Perëndimit asht Karli i Madh (që lind në v.742 e vdiq në v.814 mbas kohës së vjetër)ndërsa i Saraçinëve asht Agramanti, mbret i Tunizisë.

Rreth këtyre dy figurave qendrore kemi një mori personazhesh të dorës së parë, nga njëra Anë Orlandi, Rugjeri, RInaldi, Zerbini”, kështu vazhdon ta tregoj fabulën e vperës përkthyesi i shquar Guljelm Deda duke mos harrura deri në fund të tregimit njëmijë ngjarje e episode që zhvillohen në këtë vepër, dhe ndërsa tregon ai thotë se poeti është një njohës i zemrës së njeriut, etj..

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 18.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor