Gruaja nga Ukraina i hakërrehet ushtarit rus: Merri këto farat e lulediellit futi në xhep, që të lulëzojnë kur ti të vdesësh

Një grua ukrainase pasi është përballur me një ushtar rus të armatosur rëndë, i ka ofruar këtij të fundit fara luledielli, në mënyrë që ato të lulëzojnë kur ai të vdesë.

Ukrainasja u filmua teksa shfaqte zemërimin e saj, ndërsa e revoltuar pyet ushtarët: “Kush jeni ju?” dhe ai i thotë se ‘Po zhvillojmë ushtrime këtu, shkoni në shtëpi’.

Ndërsa ushtarët përpiqeshin ta qetësonin, gruaja e tërbuar tha: "Ju jeni okupatorë, ju jeni fashistë! Çfarë po bëni në tokën tonë me gjithë këto armë?

Ajo vazhdon diskutimin, duke i ofruar atij farat e lulediellit, që është lulja kombëtare e Ukrainës.

“Merrini këto fara luledielli dhe vendosini në xhepat tuaj, kështu që të paktën luledielli të rriten kur të vdisni të gjithë këtu”.

Videoja u shpërnda në internet nga Interneës Ukraine, organizatë e pavarur mediatike me qendër në Kiev.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, 3 të vdekur, 5 të plagosur rëndë! Agresori ende në arrati

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, 3 të vdekur, 5 të plagosur rëndë! Agresori ende në arrati