“Ne dyshojmë që të ketë nji farë organizimi o më mirë grupin e disa intelektualve reaksionar të vendit, por mund të kenë lidhje edhe qytete të tjera të Tiranës o Korçë” shkruhet në shkresën drejtuar Komitetit Qendror, duke theksuar pak më poshtë se po bëhej kujdes që çështja të mos merrej vesh dhe traktet e shpërndara të mblidheshin pa zhurmë e të vijonin hetimet për të zbuluar se kush ishte “ORGANIZATA E VEPRIMIT SHQIPNIJA”, e cila nënshkruante në fund të trakteve.
Duke marrë parasysh se çfarë rëndësie i dhanë propagandës Komunistët sidomos në vite të para të instalimit të regjimit të tyre, dalja në skenë e kundërshtarëve të komunizmit përmes këtyre formave, e rrezikonte seriozisht besimin e brishtë që ende s’kishte zënë vend në mendjet e shqiptarëve. Tre prej trakteve që i dërgoheshin Komitetit Qendror, bashkë me shkresën ku raportohej ngjarja, i kemi zbardhur të plota si më poshtë:
PARTIJA KOMUNISTE SHQIPTARE
KOMITETI QARKOR
E l b a s a n
Nr. 24 Res.
Elbasan, më 7/8/1946
KOMITETIT QENDROR TË P.K.SH.
(Seksionit Organo-Instruktiv)
T I R A N Ë
Bashka ngjitur ju dërgojmë tre (3) kopje të ndryshme (të marrë nga origjinali) traktesh, qi janë hedhë në datën 5/8/946 n’ora 8 e 30-9 të mbramjes.
Janë hedhun gjithësej afro njizet (20) trakte të tilla tue i futun në disa shtëpia dhe disa tue i mbërthyem me piçieska në shtylla elektriku e ndër muret e jashtëme të disa zyrave të Pushtetit.
Qysh n’orën nandë (9) e tridhjet ranë disa në duart t’ona e të seksionit Sigurimit. Me anë të shokëve mblodhëm po thuej se të gjitha e me sa na duket, fare pak ranë në duert tjera. Këte e mendojmë se gjer tani ne nuk kemi ndëgjuar që të bisedohet në masa për këtë gja, pse sido që t’ishte do të kishim nji farë bisedimi apo vrejtje nga masat e popullit. Ne dyshojmë në disa elementa, të cilët janë armiq të Pushtetit t’onë, mbassi në ata kemi parë disa lëvizje më të dendura gjatë 5.VIII.1946. Janë marrë disa masa të vogla në 1-2 elementa. Për këtë gjë, ne dyshojmë që të ketë nji farë organizimi o më mirë grupin e disa intelektualve reaksionar të vendit, por mund të kenë lidhje edhe qytete të tjera të Tiranës o Korçë.
Organizata asht porositun që të mos e alarmojë çështjenë, por të vëzhgojë me kujdes të math çdo lëvizje t’elementave të dyshimtë.
Disa nga populli kanë dorëzuar me një herë kur kanë gjetur këto letra.
P. Komitetin Qarkor
(Thoma Deliana)
(firma, vula)
Trakti i parë
KUMBONA E KUSHTRIMIT TË SHPËTOJMË ATDHEUN NGA DIKTATORIJA E PARTIS KOMUNISTE
Djalërija shqiptare duhet t’a ket kuptuar gabimin e rugën e mbrapshtë që ka ndjekun dhe që ende disa të tjerë fatkeqësisht e ndjekin dhe duhet duhet t’a ket kuptuer veprën mashtruese të drejtuesavet e të kështu quajtunës Republikë popullore të Shqipnis, aktiviteti i të cilëvet deri më sot nuk ka qen tjetër veçse në damin e Atdheut dhe në mjerimin e popullit shqiptar. Dhe me parimin e tij djalosharit it nis niferlate (Kur nuk asht von) dhe me hovin e tij guximtar duhet t’i prij kësaj përpjekje vigane, qëllimi i së cilës asht shpëtimi i Kombit dhe i popullit Shqiptar nga pesha e zgjedha e randë dhe e pa durueshme e diktatoris Komuniste. Në këto dit kaq të vështira kalimtare “Atdheu i drejtohet rinis Shqiptare dhe kërkon prej kësaj nji bashkim dhe bashkëpunim total të gjith forcavet kombëtare reth flamurit kuq e zi njashti si më 1912 e më 1920 në Vlonën Kreshnike që vetëm trupëzimi dhe vëllaznimi i të gjith shqiptrvet shpëtuan Atdheun nga nji coptim i sigurt dhe fatal.
RINI SHQIPTARE
Ju që jeni aveniri i vendit, ju që jeni Prandvera e Shqipnis e që keni barrën e rand të fateve të “Atdheut” duhet që juve ti jepni vendit inpresjonin e nji force, të disiplinueme, tue pas për program vetëm shpëtimin e Atdheut dhe naltësimin e Kombit. Duhet që vendi dhe Populli Shqiptar të kuptojë se tashmë ju të ndërhyni në mënyr vendimtare sa her që fati i Shqipnis do të jet në rrezik.
Populli Shqiptar i lodhun dhe i rrackapitun prej gjendjes së mjerueshme që ashtë krijue nga nji pakic Politikaxhijsh të gabuem, shërbëtor besnik dhe vegla qorre të Stalinit dhe të Titos – kërkon prej jush të meditoni këtë të vërtet të thellë. Ora e juej po afrohet nesër do të tingëlloj. Na po mbrijmë me i ndrue vetë kuajt. Duhet që ju të jeni gati me shenjën e par të rastit t’i hypni kalit edhe në qoftë se do të evokoni në shpirtin e njerzëve të pa vleftë brutalitetin shtazarak të aventurjerve. Zbritni në fushën e betejës të paisun me një shpirtë për përpjekje të fortë, meIdealin e Atdheut me në krye Organizatën e veprimit Shqipnija, dhe hyni në luftë sikur flota Atheniense që shkonte në luftë gjith e mbulueme me lule dhe me plot tingëllim prej kangësh, por që flaka e fort të një vullneti të pa thyeshëm të shndrisi në fytyrën t’uej. Pse Inteligjenca që ma tepër se të tjerë keni pasun rast të kultivoni, Shkenca që u kan mësue mësuesët e juej janë pasunim që nuk muntë të lihen inproduktive, janë depozita që shoqnija u ka besue për të cilat sejcili prej jush detyrohet me dhan hesap. Bauni gati me nën marrë barrën e ardhëshme, asht për ju që këto pemë po piqen, po mos harroni se nuk imponohej nji Populli me zjarrmë dhe me hekur por me shërbimet që i bahen. Duhet të dini se me terror dhe me vrasje nuk mund të sunohet vendi dhe me brutalitete nuk mund të pushoj Zani i kundërshtimit dhe i Opozitës Shqiptare, ky asht nji ligjë fizik dhe i pakundërshtueshëm.
Rini Shqiptare
Përgjigju zanit mallngjyes të Atdheut dhe të Popullit Shqiptar dhe shpëto nga zgjedha e pa durueshme të Diktatoris Komuniste.
Rroftë Rinija dhe Populli Shqiptar
K U S H T R I M
nga ORGANIZATA E VEPRIMIT SHQIPNIJA.
Këndoje dhe shpërndaje.
Trakti i dytë
TA SHPËTOJMË ATDHEUN
KUMBONA E KUSHTRIMIT
Vëllezën Shqiptar
Mbas përleshjes së luftës shkatërimtare dhe vlla vrasjes Shqipnija fat keqe ra në duar të ashtu quajtunës Nacional Çlirimtares. Populli Shqiptar e din dhe e kuptojnë se N. Çl. nuk bani nji luft kombëtare por nji luft ideollogjike e banë nën maskën hipokrite të Nacjonal Çlirimtares. Por koha e cila asht nji gjygjëtare e drejtë dhe e pa anëshme e njerëzimit nuk vonoj t’i zbuloj N.Çl., ipokrizen, t’i mbuloj maskën e zezë e cila e rejti kët popull tue i dhënë me shpresë se kali i Trojës (N.Çl.) ishte nji dhuratë dhe zbriste prej Qiellit dhe prandaj i vetmi ilaç që do të shëronte plagët dhe vojtjet e këtij populli; por faktet nuk vonuan me i tregue popullit Shqiptar se si rehesh pa masë dhe që gjendej përpara nji mjerimi të vajtueshëm. Vuajtjet që ka pasur dhe që po pëson populli Shqiptar janë të pa durueshme dhe nga zemrat Shqiptare të cilat sot heshtin nga frika e diktatoris Komuniste dej nji za “Duam të shpëtojmë nga kjo lëngatë” dhe do të shpëtojmë.
Ka disa kohë që ndjehet zani i nji kambane, ky za kujton jetën dhe na thret në faltore, në faltoren e At-dheut, kur ron e zbukurohet jeta.
Ky za fton dhe thëret gjith popullin Shqiptar të bëjë detyrën e tij të nalt që të shpëtojë At-dheun dhe popullin Shqiptar që po lëngon në duart e poshtëra të Komunistavet, ndër ato duar të përgjakur me gjakun e nanës dhe të babës të motrës dhe të vëllajt dhe me gjakun e popullit Shqiptar. Nji furtunë e egër përplaset ndër ne, duhet por ashtu në dorën t’onë të mbledhim gjith fuqit t’ona të bashkuar në nji trup të vetëm dhe të çelniktë e të udhëheqim në nji drejtim të ndritun kët përpjekje vigane, tue i dhanë nji drejtim të ri rizgjimit t’onë shoqror dhe ri zgjimit të mendimit të ndërgjegjshëm të popullit Shqiptar. Linden dhe riten dita ditës njerës të rinj dhe vëllezër të zemrës që përpiqen të shpëtojnë Atdheun t’onë të dashur. Këta elementë edhe plot viltalitet i thërasin të na nderin e tyre dhe reth organizatës veprimit “SHQIPNIJA”. Të shpëtojmë popullin Shqiptar dhe Shqipnin nga zgjedha e rëndë e qeveris diktatoriale Komuniste të kështu quajtun republikë Popullore të Shqipnis. Nji barë e randë mbi shpatullat e djalëris, e cila asht nji faktor në shvillimin e nji kombi. Nacional Çlirimtarja diti të rrej kët djalëri, po sditi t’a mbajë në zgjedha, e rejti dhe e la në baltë; pse ideali i djalëris që Shqipnija dhe jo diktatorija, por po kjo djalëri do të dijë të lëftojë dhe të shpëtojë Shqipnin dhe popullin Shqiptar nga kthetrat e përgjakura të N. Çlirimtares, të Republikës Popullore të Shqipnis ose më mirë zue i zveshun maskën e ipokrizin nga partija Komuniste, vegël qore e pansllavismës e cila po e shtrydh kët popull siç shtrydhet rushi kur bahet rakija. Dihet se historija i ka caktue djalëris kudo në botë nji rol të radhës së parë për të luajtur. Dhe kjo djalëri në mos ka eksperiencë ka enthusiazmë, therori, vet mohim e shum cilësina të tjera morale. Kudo që bahet përtëritje shpirtërore e Kombëtare do të gjejmë pa tjatër djalërin.
U kuptua nevoja e madhe dhe e domozdoshme se populli Shqiptar duhet ngritur nalt, duhet shpëtuar nga thojt e Komunizmës e cila përpiqet të spekullojë mizerjen e tij. Populli Shqiptar në qeverisjen e Nacional Çlirimtares nuk ka pas as nuk ka liri, Populli Shqiptar don lirin e fjalës dhe të shtypit, don të rojë i lirë pa patur frikë kushte këto të domozdoshme për jetën e sotëshme. Populli Shqiptar kërkon ndihmën bujare të Amerikës dhe të demokracive Perëndimore nja ashtu siç kërkon partija Komuniste Shqiptare ndihmën e Rusis Sovjetike si materjal ashtu dhe morale për të shpëtuar nga kthetrat e Komunizmës internacjonale andër e vjetër e pansllavizmit.
Roft Shqipnija dhe Populli Shqiptar
ORGANIZATA E VEPRIMIT “SHQIPNIJA”
Këndoje dhe shpërndaje.
Trakti i tretë
TË SHPËTOJMË ATDHEUN NGA DIKTATORIJA E PARTIS KOMUNISTE
Populli Shqiptar e ka kuptuar tashma me instiktin e tij të shëndoshë, se vatrat e tij, jeta e tij dhe përmirësimi i tij asht vue në rezik nga ata Shqiptar të shitun e të gabuem të cilët kanë vue Shqipnin në prehnin e Stalinit dhe të Titos dhe nën mjerimin e diktatoris e partis Komuniste. Shqipnija nuk bahet me teror dhe as me apsolutizmë, populli Shqiptar nuk gënjehet ma me fjalë të mëdha. Populli Shqiptar don të rrojë i lirë dhe pa frikë dhe jo në zgjedhën e partis diktatoriale Komuniste. Populli Shqiptar nuk rehet ma nga propaganda Komuniste e cila vazhdon të rafij legenin me monedhat e zakonëshme tash ma të vjetërueme. Katundarit dhe puntorit i ka ardhur shpirti ke hunda dhe nji ditë herët a vonë do të vjellij vrer për të kështu e quajtun qeveri Republike Popullore e Shqipnis e cila manovrohet dhe drejtohet nga ata Shqiptar mendje leht, injorant dhe shërbëtor e vegla qore të Stalinit dhe të Titos. Populli Shqiptar don të rrojë i lirë dhe nuk duron që bijt e tij si Gjergj Kokoshi, Musine Kokalari e tjerë e tjerë të dergjen nëpër burgjet e mjeruem. Populli Shqiptar don që Shqipnija të jetë djepi i shqiptarit dhe jo i tjetër kujt.
Roft Shqipnija dhe Populli Shqiptar
ORGANIZATA E VEPRIMIT SHQIPNIJA
Këndoje dhe shpërndaje.