Guterres: Duhet të ndalohet plotësisht djegia e lëndëve fosile

Guterres: Duhet të ndalohet plotësisht djegia e lëndëve fosile

Antonio Guterres

1701114691_antonioguterres.PNG

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u tha sot (1 Dhjetor) liderëve botërorë se djegia e lëndëve djegëse fosile duhet të ndalohet plotësisht dhe se reduktimi i përdorimit të tyre nuk do të mjaftojë për ta ndaluar ngrohjen globale.

"Kufiri prej 1.5 gradësh mund të arrihet vetëm nëse ndalojmë djegien e të gjitha lëndëve fosile”, tha Guterres.

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga lëndët djegëse fosile vret pesë milionë njerëz në vit, një numër shumë më i lartë se sa ishte vlerësuar më parë, sipas një studimi.

Shifrat alarmante, të publikuara në prag të samitit të klimës COP28 në Dubai, pritet të rrisin presionin ndaj liderëve botërorë për të ndërmarrë veprime, si për shembull të  bien dakord për të hequr dorë nga karburantet fosile.

Hulumtimet kanë treguar se kalimi nga lëndët djegëse fosile në energjinë e rinovueshme do të shpëtojë jetë dhe do të trajtojë krizën klimatike.


Lajmi kryesor:

Mbi 5 milionë njerëz vdesin në vit nga lëndët djegëse fosile


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë