Niveli i kredive të këqija bankare pati një zbritje të ndjeshme në 18.2% në fund të vitit 2016, nga 20.44% që ishin në fund të nëntorit.
 
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në një konferencë për shtyp se Banka e Shqipërisë pret përmirësime të kreditimit gjatë këtij viti dhe ulja e nivelit të kredive të këqija është një faktor që do të ndihmojë në këtë drejtim.
 
Kjo pasqyron kryesisht rezultatin e një aksioni të gjerë të bankave për të pastruar portofolin nga kredi të parekuperueshme.
 
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.

Guvernatori e shtyu më tej në kohë projeksionin lidhur me kursin e politikës monetare.

Ai tha se norma bazë e interesit nuk do të rritet para tremujorit të katërt të këtij viti, ndërsa në muajin dhjetor si afat ishte përcaktuar mesi i 2017-ës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com