Guvernatori Sejko: Tensionet politike kanë efekt edhe në ekonomi

Tensionet politike sjellin ndikim negative në ekonominë shqiptare.  Guvernatori i BSH Gent Sejko ka ngritur si shqetësim gjendjen e tejzgjatur të tensionuar politike dhe efektet që mund të sjellë në ekonominë shqiptare, duke deklaruar se po monitorohen me kujdes efektet, të cilat deri më tani nuk janë reflektuar ende. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko gjatë konferencës për shtyp ka folur mbi ecurinë ekonomike duke ngirur si shqetësim gjendjen  etensionuar politike

‘Çdo tension qoftë dhe politik, nëqoftëse është i tejzgjatur dhe i përshkallëzuar ka dhe efektet e tij në ekonomi, nuk mund të anashkalohet.BSH do të vazhdojë ta monitorojë, do të shohë zhvillimet dhe sigurisht që do të reflektojë në të gjithë indikatorët dhe treguesit dhe nëse do të ketë një përkeqësim të treguesve ekonomikë nga situata politike. Për momentin nuk e kemi të pasqyruar akoma negativisht efektin e situatës politike në të dhënat’’, u shpreh Sejko.

Ndërkohë Sejko ka thënë gjithashtu se ulja e prodhimit të energjisë ka ndikuar direkt në uljen e rritjes ekonomike. Ndrësa sa i përket infalcionit ai tha se në dy muajt e parë të vitit 2019-të inflacioni ka pësuar rënie duke shkuar në nivelin rënie 1,8%, pavarësisht se siç, shtoi nuk është përmbushur objektivi që BSH ka pasur për 2019.

Përmirësim sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka pasur edhe në sektorin bankar, ku vërehet rrija e kreditimit. “Gjatë 2-3 mujorëve të funit është ngadalësuar ritmi i rritjes ekonomike. Konsumi dhe investimet private kanë pësuar rritje në këtë periudhë. Eksportet kanë shënuar rritje në 3 mujorin e parë të vitit të shkur dhe ngadalësim në 2 muajt e parë të 2019”,tha Sejko.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja