Të gjithë i kishin sytë tek ai dhe Erling Haaland nuk zhgënjeu. Norvegjezi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshmë këtë aventurë në Premier League, duke shënuar 2 gola në debutim dhe i ka dhënë kështu 3 pikët e para Manchester Cityt këtë sezon.
Në ndeshjen hapëse ndaj Ëest Ham ‘qytetarët’ fituan pastër 0-2 në transfertë.
Një gol për secilën pjesë ka mjaftuar që ekipi i Manchester City të largohet me fitore nga kjo transfertë. Një penallti e fituar në minutën e 36 nga Haaland dhe e kthyer në gol po nga vetë ai, ka mbyllur pjesën e parë. Ndërkohë që në pjesën e dytë do duhej një asist fantastik i De Bruyne për të nxjerrë vetëm për vetëm me portierin Haaland që nuk gabon as kësaj here.

Komente

