Haaland nën hetim nga policia angleze për shkeljen e bërë pranë stadiumit të Mancester City-t

Haaland nën hetim nga policia angleze për shkeljen e bërë pranë stadiumit të Mancester City-t

Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland është nën hetimin e policisë pasi dyshohet se ka përdorur një celular gjatë vozitjes.

Media ‘The Sun’ publikoi të hënën imazhe dhe pamje të cilat duket se tregojnë norvegjezin në makinën e tij në një incident që ndodhi më 15 mars afër stadiumit Etihad.

Policia e Mançesterit i është përgjigjur raportit që përfshin Haaland dhe ka konfirmuar se janë të vetëdijshëm për ngjarjen dhe po hetojnë incidentin.

Sulmuesi mund të gjobitet me 200 paund dhe të t’i ulen gjashtë pikë në patentën e tij të drejtimit nëse shpallet fajtor.

Haaland u transferua te Manchester City nga Borussia Dortmund në afatin kalimtar të verës në një marrëveshje me vlerë 51 milionë £ (63 milionë dollarë) dhe ka qenë një goditje e madhe në Premier League.

22-vjeçari është golashënuesi më i mirë në kompeticion deri më tani në sezonin 2022-23, duke shënuar 28 herë dhe ka gjithsej 42 gola për Cityn në vetëm 37 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e tij debutues.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë