Haaland nga 'ferri në parajsë', por M.City-n e nderon sërish Rodri! 'Qytetarët' të vetëm në krye të Premier League (VIDEO)

Manchester City vijon me pikë të plota, e vetmja skuadër në Premier League, edhe pas javës së 3 të kampionatit. Kampionët në fuqi kaluan me vështirësi 1-2 Shefield United, por në fund arritën objektivin e vendosur nga Pep Guardiola.

Në pjesën e parë për t’u evidentuar ishte vetëm penalltia e humbur nga Erling Halaand, por norvegjezi e shleu gabimin në fraksionin e dytë të lojës, duke zhbolluar shifrat. Megjithatë kjo nuk mjaftoi për të dalë fitore, pasi vendasit në 81 rikthye baraspeshën me Bogle. Edhe pse patën pak kohë në dispozcion, në fund ‘qytetarët’ realizuan falë spanjollit Rodri, i cli edhe njëherë nxorri ekipin nga balta ashtu siç bëri shumë herë në sezonin e shkuar sidomos në Champions League.

Pas 3 javësh kampionat City udhëheq Premier League me 9 pikë. (Për të parë përmbledhjen e ndeshjes klikoni këtu.)

Ndërkohë edhe Aston Villa rrëmbeu sot një fitore 1-3 në transfertë kundër Burnleyt. Cash në minutën e 8 dhe 20 u dha epërsinë e dyfishtë miqve para se Foster në fillimin e pjesës së dytë të shkurtonte shifrat dhe të ringjallte shpresat për pikë të vendasve. Gjithsesi Diaby për Aston Villën në minutën e 61 vulosi shifrat përfundimtare të takimit. Kjo ishte fitorja e dytë e Aston Villa-s në 3 javët e para të kampionatit.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve