Habit anëtari i KQZ: Demokratë jeni
në kulmin e kurorëzimit të rikthimit

Përfaqësuesi i demokratëve në KQZ, Hysen Osmanaj ka befasuar me një deklaratë në rrjetet sociale.
 
Osmanaj ka këshilluar demokratët të lënë debatet dhe të merren më vonë me veten, sepse janë në kulmin e kurorëzimit të rikthimit në pushtet.
 
Anëtarët e KQZ, pavarësisht se zgjidhen nga partitë politike në Kuvend, presupozohet se janë të pavarur.
 
Një gjë të tillë duket se Osmanaj e ka kuptuar me vonesë, pasi pas disa orësh e ka hequr statutin nga faqja e tij në Facebook.
 
Statusi i Hysen Osmanajt në Facebook
Po ky Fevziu çfarë ka me listën e PD-së?!
 
Po pse nuk u mor me listat e partive të tjera që kanë një muaj që kanë dalë?!
 
Të nderuar demokratë merruni me vetveten pas betejës, jeni në kulmin e kurorëzimit të qëllimit tuaj final, rikthimit në pushtet…
 
Andej nga vij unë përpara betejave “pajtohen gjaqet”, kujtoni profesor Anton Çetën

Hysen Osmanaj

Statusi i Hysen Osmanajt ne Facebook, i fshire pas disa oresh

dy.b/shqiptarja.com



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët