Habit artisti që do të kandidiojë për President të SHBA, i magjepsur pas Adolf Hitler, gati t’i dedikonte një album muzikor

Habit artisti që do të kandidiojë për President të SHBA, i magjepsur pas Adolf Hitler, gati t’i dedikonte një album muzikor

Kanye West

Artisti Kanye West ka qenë prej kohësh i magjepsur nga Adolf Hitleri. Kështu i ka thënë CNN disa njerëz që dikur kanë qenë të afërt me Kanye west, madje ata thonë se ka dashur të publikojë një album me emrin e Hitlerit.

“Ai do të lavdëronte Hitlerin duke thënë se sa e pabesueshme ishte që ai ishte në gjendje të kishte kaq shumë pushtet dhe do të fliste për të gjitha gjërat e mëdha që ai dhe Partia Naziste arritën për popullin gjerman”, i tha një burim CNN.

Personi i tha gjithashtu CNN se ata që janë në rrethin më të ngushtë të Kanye west janë në dijeni për adhurimin e tij për Hitlerin dhe nazizmin. Madje, mendohet se west do të quante albumin që publikoi në vitin 2018 ‘Hitler’, por në fund i vendosi emrin “Ye”.

Kujtojmë që West ka deklaruar më parë se në vitin 2024 do të kandidojë si president në SHBA.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 28/10/2022 15:33

    NJE DYKEMBESH RACIST I PISET....DREDHIRE PER TE NENVLERSUAR PER VOTA RACEN E BARDHE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania