Habit Dybala: Ronaldos i thashë se e urreja! Numri 10 vetëm për Del Pieron dhe Tottin

Habit Dybala: Ronaldos i thashë se e urreja! Numri 10 vetëm për Del Pieron dhe Tottin

Paulo Dybala dhe gazetarja Diletta Leotta

Paulo Dybala është padyshim 'diamanti' i Romës këtë sezon. Pas shtatë viteve te Juventusi, argjentinasi zgjodhi të kalonte në kryeqytetin e Italisë për të vijuar karrierën sërish në Serie A, teksa është kthyer në një nga futbolistët më të dashur për tifozët.

Në një intervistë të fundit për DAZN, Dybala është rrëfyer si kurrë më parë, duke thënë se paçka se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Cristiano Ronaldon, e ka urryer në vegjëli. Numri 10? Gjithmonë për Del Pieron dhe Tottin.

“Numri 10 i Romës do të jetë gjithmonë Francesco Totti, ashtu si Del Piero në Juventus. Bardhezinjtë më kërkuan drejtpërdrejtë të vishja numrin 10 dhe kjo ishte një kënaqësi e madhe. Mos i thuaj kurrë një propozimi të tillë", tha fillimisht sulmuesi.

Më pas Dybala foli edhe për marrëdhënien me Ronaldon, gjatë kohës kur portugezi ishte pjesë e Juventusit.

“Ishin tre vite të mira me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai na dha diçka më shumë. Në Argjentinë rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos ndihet thellë, padyshim që si fëmijë kam qenë gjithmonë në anën e Messit. Në një moment kur ishim pjesë e Juventusit, po fluturonim dhe Ronaldo erdhi tek unë për të folur për futboll. Ne folëm dhe për jetën tonë, në një moment i thashë se e kam urryer si fëmijë dhe nisëm të qeshnim me njëri-tjetrin. Mes meje dhe Cristianos ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, tregoi argjentinasi.

Për raportin me Mourinhon, Dybala tregoi se ai ka një imazh të fuqishëm.

“Ai ka një imazh dhe një fuqi të rëndësishme për gjithçka që përfaqëson në botën e futbollit. Para se të mbërrija në Romë, ai më telefonoi kur isha ende në Torino. Ndjeva diçka të veçantë me të, është e vështirë në botën e futbollit të gjesh dikë që të thotë gjërat në mënyrë të sinqertë", tha Dybala.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston