Një rrjet kriminelësh rusë kanë kryer vjedhjen më të madhe të të të dhënave personale, të bërë ndonjëherë në internet, plot 1.2 miliardë fjalëkalime dhe mbi 500 milionë adresa të postës elektronike.
“The New York Times” raporton se kompania e specializuar për zbulimin e shkeljeve, “Hold Security” e ka zbuluar këtë duke e cilësuar si vjedhjen më të madhe të të dhënave, të njohur deri më sot.
“Hold Security” thotë se shumë nga faqet e sulmuara në mesin e të cilave ka edhe kompani të mëdha ndërkombëtare janë ende të pasigurta dhe me shumë gjasa mund të sulmohen sërish. Kjo kompani ka thënë se të dhënat janë marrë nga mbi 400 mijë faqe të internetit dhe për arsye ligjore nuk mund të identifikojë faqet e sulmuara nga hackerat rusë.
Firma amerikane ka shtuar se hackerat po përdorin informacionet e vjedhura për të dërguar mesazhe të panumërta nëpër rrjetet sociale, e-mail, faqe të ndryshme interneti me qëllim vjedhjen e identitetit për të mbledhur pagat për punën që bëjnë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO