Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johanes Hahn ka dhënë alarmin për situatën në Maqedoni duke paraljmëruar se gjendja mund të përkeqësohet.
“Situata në Maqedoni është shumë serioze dhe e rrezikshme. Parlamenti Europian po tenton të bisedojë për një zgjidhje midis aktorëve kyç në konfliktin politik.
Përsa i përket përgjimeve, patjetër duhet të ketë hetime, në njërën anë për përgjegjësi penale, dhe nga ana tjetër për skandalin politik.
Komisioni Evropian mbështet procesin dhe po bën përpjekje për të siguruar të gjitha kushtet për një hetim të pavarur për rastin “Puç” dhe për aferën e përgjimeve, në përputhje me rregullat evropiane.
Por është e nevojshme që opozita të kthehet në Parlament sa më parë, dhe të formohet një komitet ekzekutiv që do të punojë për përgjegjësi politike për rastin”, theksoi ai.
Zyrtarë të lartë të BE kanë vizituar Maqedoninë muajt e fundit pas publikimit të përgjimeve, ose sikur janë etiketuar ndryshe “bombat”. Incidenti në pikën kufitare dhe protestat ditët e fundit për largimin e qeverisë kanë bërë që BE të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e krizës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com