Hahn, Vlahutin e 250 gazetarë
nga BE të surprizuar në Bunk’Art 1

Hahn, Vlahutin e 250 gazetarë<br />nga BE të surprizuar në Bunk’Art 1<br>
Bunk’Art 1 ka qenë zgjedhja e 250 gazetarëve nga Europa, që së bashku me komisionerin për zgjerimin Johanes Hahn dhe ambasadoren e BE-s Romana Vlahutin, kanë shijuar një koncert të mbajtur në mjediset e bunkerit të ish diktaturës. Mes kuriozitetit për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë dhe atmosferës së krijuar nga pianisti Robert Bisha dhe Korit “Izo-Polifonik” shqiptar, gazetarët kanë ndarë përshtypjet e tyre për këtë vizitë.

Si asnjëherë më parë, 250 gazetarët e rajonit ndodhen në Tiranë për Konferencën e Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE–Ballkani Perëndimor. Pjesë e axhendës së tyre 2 ditore ishte edhe vizita në Bunk’Art 1.

[gallery]24629[/gallery] Fotogaleri 1- Pritja e gazetarëve në Bunk'Art 1 nga ushtarët. Eurokomisioneri Hahn me Ambasadoren Vlahutin 

 

 “Unë vij në Shqipëri rregullisht po nuk kam pasur kënaqësinë të vizitoj këtë vend më parë. Bunk’Art është kujtesë e historisë së Shqipërisë që shërben për të kuptuar sesa progres ka bërë Shqipëria, ashtu siç ky bunker sot përdoret për aktivitete, për të promovuar artin.”, Genovera Ruiz Calavera, Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Ngritjes.

 “Bunk’Art është shumë vend interesant. Në fakt ka qenë trend për disa vite përdorimi i hapësirave ushtarake për aktivitete kulturore. Këtu mund të mësosh shumë rreth historisë së Shqipërisë. Për mua ishte surprizë.”, tha gazetarja Dejan Georgievski.

Samra Luckin, gazetarja nga Bosnje Hercegovina, teksa na tregon për bunkerin e Titos në Sarajevë, gjen pika ngjashmërie mes historisë së 2 vendeve.

 “Ne kemi një bunker te ngjashëm në qytetin e Konjicës afër Sarajevës. Jam shumë e impresonuar sepse Bunk'Art është i rregulluar shumë mirë, me shumë informacione, me shumë fotografi. Munda të mësoj për historinë e Shqipërisë dhe sesi jetonin njerëzit në komunizëm. Nga ana tjetër edhe atmosfera brenda bunk'artit është shumë origjinale”, u shpreh Luckin.

 

[gallery]24630[/gallery] Fotogaleri 2 - Koncerti i realizuar tek salla e Kuvendit në Bunk'Art 1 për gazetarët nga BE

 

Bunk’Art, i cili ndodhet në Shish Tufinë, pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, është dëshmia e gjallë e ekzistencës së këtyre tuneleve dhe jetës nën tokë që ish udhëheqja komuniste kishte ndërtuar në atë kohë për tu strehuar në rast rreziku. Bunkeri, u hap me rastin e 70 -vjetorit të çlirimit, dhe simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës